A jeni në mesin e atyre personave që urrejnë të mbeten vetëm dhe kërkojnë gjithmonë shoqëri? Të jesh vetëm dhe të jesh i vetmuar janë 2 gjëra të ndryshme. Ata që janë vetmëm nuk do të ndihen kurrë të vetmuar dhe gjithmonë do ta shijojnë më shumë shoqërinë e tyre. Shtoni në listë edhe përfitimet që marrin për të kaluar kohë cilësore me veten e tyre. Këto janë disa këshilla të vlefshme:

1. Jepini ‘krahë’ krijimtarisë tuaj.

Arsyeja pse shumë poetë dhe artistë kërkojnë vetmi, është për të shfaqur krijimtarinë. Llojet e ideve që na vijnë kur jemi vetëm, janë më krijueset. Kur jemi vetëm dëgjojmë veten, gjejmë mënyra për të zbatuar idetë tona dhe bëhemi edhe kritikët e vetes. Meqënëse nuk shpërqendrohemi, përfundojmë duke e shprehur më lehtë anën tonë artistike.

Keith Sawyer, një psikolog në Universitetin e Uashingtonit në Shën Louis, u citua në Uashington Post, "Dekadat e hulumtimit kanë treguar vazhdimisht që grupet e ‘stuhisë’ së mendimit mendojnë për shumë më pak ide sesa i njëjti numër i njerëzve që punojnë vetëm dhe më vonë bashkojnë idetë e tyre."

2. Lëreni stresin të zhduket dhe trurin të rindizet.

Shpesh mendojmë se ata që preferojnë të qëndrojnë vetëm, po shkojnë drejt depresionit ose kanë ankth. Po, është e rëndësishme të jesh aktiv, por studimet kanë treguar qartë se njerëzit që kalojnë kohë vetëm janë më të lumtur dhe tregojnë më pak shenja stresi. Ata kanë një kënaqësi më të lartë nga jeta dhe e menaxhojnë stresin më mirë se njerëzit e tjerë.

Kur jeni me të gjithë, mendja mbushet me mendime si nga vetja dhe nga të tjerët. Disa nga këto mendime ndikojnë në ndërgjegjen tuaj dhe kjo çon në stres ose ankth. Për t’i dhënë trurit pushim, është e rëndësishme të kaloni pak kohë vetëm. Kështu që, herën tjetër kur të pyeteni pse doni të jeni vetëm, keni arsye të mjaftueshme për ta mbështetur këtë vendim.

3. Përmirësoni këndvështrimin drejt marrëdhënieve tuaja.

Kalimi i kohës me veten ju bën të vetëdijshëm për atë që dëshironi në të vërtetë. Kjo ju jep qartësi për dëshirat që keni. Ju qetëson dhe bëheni më shumë empatikë ndaj marrëdhënies me të tjerët, madje edhe ndaj marrëdhëniece stresuese. 

Qëndrimi vetëm ju jep hapësirë ​​të mjaftueshme për të vlerësuar njerëzit përreth jush. Kjo ju ndihmon të zgjidhni llojin e njerëzve me të cilët dëshironi të jeni.

4. Përmirësoni përqendrimin dhe produktivitetin tuaj.

Kur jeni vetëm, nuk ka shpërqendrime dhe ndërprerje. Kjo i jep trurit një shans më të mirë për rrjedhën e lirë të ideve. Ju përqendroheni më mirë dhe jeni në gjendje të bëni më shumë punë në më pak kohë. A keni menduar ndonjëherë pse madje studentët preferojnë të studiojnë vetëm dhe jo në një grup? Sepse sipas një studimi, ata arrijnë rezultate më të mira kur studiojnë vetëm.

Ne përgjithësisht jemi të zënë me mbushjen e ditëve tona në vend që të gjejmë kohë për veten. Asnjëherë nuk e mendojmë se pak kohë vetëm mund të bëjnë mrekulli për produktivitetin tonë.

5. Dëgjoni veten nga brenda.

Preferencat që keni, zgjedhjet, gjithçka është në njëfarë mënyre ose në një tjetër, e ndikuar nga njerëzit dhe rrethanat përreth jush. Në mes të këtij kaosi dhe zhurme, ju prireni të harroni se vetëdija ka një zë gjithashtu, i cili duhet të flasë ndonjëherë me ju.

Duke qenë vetëm, e njihni veten më mirë. Kjo ju bën të kuptoni më mirë llojin e personit që jeni vërtet.