Angazhimi në media dhe profili i saj publik si një prej gazetareve më të njohura dhe aktive në vend, e kanë bërë shpesh protagoniste në studiot televizive, në intervista e komente nga më të ndryshmet. Por, nëse ka diçka që Anila Basha e ka ruajtur me fanatizëm për ta kaluar në diskreticion të plotë, ajo është shtatzënia e saj. Gazetarja ka preferuar që përgjatë nëntë muajve të pritjes së ëmbël të qëndrojë larg fokusit publik, për t’ju dedikuar të birit që sot i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.
Përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në Instagram, gazetarja e njohur ka bërë me dije se është bërë nënë e një djali të shëndetshëm, të cilin e ka quajtur Aristotel. Sipas Newsbomb.al, portalit që vetë Anila Basha drejton, përzgjedhja e këtij emri është jo pa arsye. Në kujtim të të atit, që u nda nga jeta pak muaj më parë, gazetarja i ka vendosur të birit emrin e tij.
Ndërsa, në statusin në Instagram, Anila nuk ka fshehur emocionet e të bërit nënë për herë të parë dhe falënderimet e rastit për stafin e mjekëve që e kanë ndjekur përgjatë gjithë shtatzënisë e deri në momentin e lindjes.
View this post on Instagram
Ne të Class i urojmë jetë të gjatë Aristotelit dhe shumë urime për mami Anilën!