Jam krenare për vendimin që kam marrë.

Një fundjavë, rreth 5 vite më parë, shkova të vizitoja një mike të dashur nga shkolla e drejtësisë.

“Unë jam duke menduar të bëj një fëmijë dhe të jem nënë e vetme“, -i thashë asaj. Ishte një ide që unë po e merrja në konsideratë, ndërsa fillova t’i afrohesha të 40-ave dhe nuk kisha partner në jetë.

Unë isha ende e pasigurt nëse isha 100% gati për të vendosur të isha nënë beqare, por fillova ta përmendja idenë me disa mikesha të ngushta për të marrë mendimin e tyre dhe për të folur për këtë si një mënyrë që të fitoja më shumë qartësi si ndihesha me të vërtetë.

“S’ka mundësi!” -tha mikesha ime. Ajo u përgjigj me një forcë që fjalët e saj m’u dukën sikur më gjuajtën fizikisht. “Për ç’arsye e merr në konsideratë këtë vendim e vetme?”

Unë u përpoqa të grumbulloja disa arsye, por mungesa e përkrahjes dhe entuziazmit më mbyti. Ndjeva një zhgënjim të thellë nga përgjigja e saj.

Që fëmijë, isha e fiksuar për një bebe.

Nëse dikush më pyeste sa fëmijë dëshiroja kur të rritesha, unë përgjigjesha se dëshiroja 11 foshnja. Më kujtohet qartë se si vrapova pas një gruaje shtatzënë në lagjen time, duke e pyetur nëse mund të kujdesesha për fëmijën e saj sapo të lindte. Ajo u detyrua të pranonte dhe e kalova çdo ditë pas shkollës në shtëpinë e saj.

Deri në kohën kur isha 12 vjeçe, ajo më besonte mjaftueshëm për të më lejuar të isha dadoja e fëmijës kur ajo nuk ishte në shtëpi, për sa kohë që nëna ime ishte pak shtëpi më larg.

Gjithashtu formova një kamp të vogël ditor për fëmijët më të vegjël në lagjen time dhe planifikova aktivitete për ta. Ju në thelb mund të thoni se foshnjat dhe fëmijët e dashur ishin hobi im.

Por diku përgjatë rrugës, kam humbur bindjen time dhe qartësinë. Shkova në kolegj dhe në fakultetin juridik, u diplomova e para e klasës sime dhe gjeta punë në një firmë prestigjioze ligjore.

E fokusuar në karrierën time, kam punuar me orë të tejzgjatura. Dhe po të mos isha duke punuar, isha duke u argëtuar, duke udhëtuar, duke shijuar darka të shtrenjta, duke marrë mësime të artit ose të gjuhës ose duke qëndruar gjithë natën në plazh. “Spontaniteti” ishte emri im i mesëm. Sidoqoftë, takimet nuk ishin aftësia ime më e mirë dhe unë nuk po merrja ndonjë hap të qëllimshëm për të gjetur “të duhurin”. Fluturoja rreth kënaqësisë së çrregullimeve që zgjatën përgjithmonë dhe qëndroja emocionalisht e mbërthyer te djemtë shumë kohë pasi ndaheshim.

Nga ana tjetër, shumica e mikeshave të mia dëshironin fëmijë dhe përpiqeshin gjatë takimeve. Ato kaluan kohë në faqet online të njohjeve, dolën për të takuar burra dhe shumë shpejt vendosën për martesë dhe filluan të bëheshin me fëmijë.

Kur njerëzit më pyesnin nëse doja fëmijë, gjithmonë përgjigjesha: “Nuk e di. Është një vendim që dua ta marr së bashku me partnerin tim sapo ta gjej.” Por unë nuk e gjeta kurrë.

Brenda pak viteve të shkollës së drejtësisë pas diplomimit, trupi im u rebelua kundër orëve të gjata, mungesës së gjumit dhe stresit ekstrem. Unë përfundova në dhimbje kronike dhe mezi mund të kujdesesha për veten time. E lashë karrierën prestigjioze ligjore dhe kam kaluar disa vjet duke shëruar dhe rigjetur veten, duke filluar një karrierë të re dhe duke u fokusuar në interesa më shumë në përputhje me atë që vërtet dëshiroja të bëja në jetë.

Unë u bëra një njohëse e mirë e mendjes, trupit e shpirtit duke studiuar për t’u bërë një trajnere e jetës dhe duke u certifikuar në të gjitha kurset me tematikë të tillë.

Megjithatë, unë po i afrohesha shpejt të 40-ave dhe ende nuk kisha asnjë partner. Ndërsa isha përballur me afatin biologjik të pjellorisë, kuptova se më duhej të mendoja nëse me të vërtetë dëshiroja fëmijë, me ose pa dikë që të bashkëjetoja.

Megjithatë nuk më kapi paniku. Të gjitha mikeshat e mia u bënë nëna në fund të të 30-ave. Nëna ime më lindi mua kur ishte 39 vjeç.

U desh më shumë se një vit meditim për të vendosur për të qenë një nënë e vetme. Edhe pse i doja shumë fëmijët, nuk isha e sigurt nëse isha gati të hiqja dorë nga liria dhe jeta ime spontane.

Kush do të isha në qoftë se unë nuk mund të udhëtoja në botë? Të shihja mësues të ndryshëm shpirtërorë? Të qëndroja jashtë duke vallëzuar në restorantet më të mira dhe festivalet muzikore?

Megjithatë ishte edhe ana e tjetër që filloi të depërtonte gjithashtu: A do të më mërzitej jeta nëse duhej të përqendrohesha vetëm te vetja? Në një moment do të mërzitem me udhëtime, dalje dhe vallëzime.

Tashmë, disa herë të fundit që kisha udhëtuar në vende ekzotike, nuk kisha të njëjtën tërheqje. Drita intensive e jetës sime spontane po venitej. Diçka tjetër po më thërriste. Po kërkoja diçka… më shumë.

Dhe pastaj një ditë, mësuesja ime më tha: “A e keni vënë re se ju qani sa herë që flisni për të mos pasur fëmijë?”

Ishte e vërtetë! Dhe pranimi i kësaj ishte befasues. Por, ndërsa e konsiderova idenë e të qenit nënë beqare, mendoja vetëm: Kjo nuk është mënyra sesi mendoja se do ta ndërtoja jetën time!

Frika ime më e madhe ishte: A do të isha vetëm, përgjithmonë, nëse do të kisha një fëmijë pa partner? Kush do të donte të ishte me një mami të vetme?

Unë isha gjithashtu shumë e shqetësuar për stabilitetin financiar. Si do të menaxhohesha vetëm – financiarisht, emocionalisht, logjikisht? Çfarë do të ndodhte nëse humbisja punën? Ose nuk mund të punoja më për shkak të dhimbjes fizike? Mësuesja ime më kujtoi se asgjë në jetë nuk është e sigurt.

Njerëzit që gjejnë dashurinë e jetës së tyre përfundojnë të divorcuar, të tradhtuar, madje edhe të ve. Çiftet e lumtura mbeten pa fëmijë për shkak të infertilitetit. As atyre nuk u premtohet “jeta e ëndrrave”. Dhe siguria e të gjithëve në punë është e pamundur të parashikohet.

Që nga ky çast, fillova ta shqyrtoj ndryshe jetën time. Fillova të besoj se dashuria rritet brenda meje dhe të besoj në këmbënguljen time.

Pashë jetën time në të ardhmen dhe e kuptova se nëse vazhdoja të përqendrohesha vetëm te vetja, do të ndihesha e mërzitur dhe e paplotësuar. Doja të shërbeja në një farë mënyre dhe kuptova se dëshiroja t’i shërbeja një fëmije.

Pastaj, një ditë në meditim, kisha një vizion të një vajze të vogël me një fustan të zbehtë, të kuq, duke kërcyer me ritëm gjatë një dite pranvere. Në atë moment, e dija që dëshiroja të bëhesha nënë më shumë se çdo gjë. E gjithë pavendosmëria ime u zhduk në çast. Isha gati.

Pasi kalova një vit duke u përpjekur të mbetem shtatzënë me vezët e mia, më në fund pranova se do të duhej të përdorja si për spermën ashtu edhe një donatore për vezët.

Filluan të më pyesnin të gjithë përse nuk po adoptoja një fëmijë. Kjo gjë më mërziste shumë. Njerëzit nuk i dinin gjithë përpjekjet e mia të vështira për të ngelur shtatzënë.

Së pari, heqja dorë nga ideja e të pasurit fëmijë me një partner dhe pastaj heqja dorë nga çdo shpresë për të patur një lidhje gjenetike me fëmijën tim!

Njerëzit më sfiduan dhe më vunë në dyshim me veten, si dhe flisnin shumë pas shpinës sime. Nëse doja ta merrja këtë hap, kisha nevojë për bindje solide në thelbin e qenies sime se ajo që po bëja, kishte kuptim për mua. Zgjedhjet e mia rrjedhin nga një dashuri intensive dhe dëshirë e zjarrtë për t’u bërë një nënë.

Jeta si një nënë e vetme me zgjedhje të plotë do të thotë të shmangësh të gjitha llojet e mendimeve dhe gjykimeve.

Por i vetmi person që me të vërtetë mund të gjykojë meritën time si prind, është fëmija. Një fëmijë që më në fund e kam! Për fat të mirë. Një djalë i bukur, i shëndetshëm, i mrekullueshëm.

Kështu që nuk më intereson çfarë mendon dikush për këtë çështje. Nëna është për të dhënë dashuri, kaq e thjeshtë, pa marrë parasysh sa i komplikuar është udhëtimi.

Përnënat.al