Përgatitjet për një dasmë fillojnë shumë muaj para, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit, mirëpo çfarë ndodh në raste pandemie? Bota ishte e papërgatitur për këtë, megjithatë nuk duhet të shqetësoheni. E dimë që jeni të mërzitur, sepse kishit kohë që po e planifikonit ditën më të rëndësishme për ju, por ruani qetësinë dhe qëndroni të sigurt.
Po ashtu, filloni të mendoni pozitivisht. Ka disa gjëra që mund të bëni.
Shtyni datën e dasmës
Të paktën këtë gjë po bëjnë çiftet që e kishin planifikuar dasmën para qershorit. Shumica e çifteve nuk po e konsiderojnë aspak anulimin dhe është pikërisht kjo gjë që ekspertët këshillojnë, pasi në këtë mënyrë nuk do të humbisni parapagimin. Për më tepër gjithë koha që i keni kushtuar planifikimit, mundi dhe ëndrrat që keni thurur s’mund të shkojnë dëm. Nëse dasma juaj është gjatë ose pas qershorit, mos bëni asnjë ndryshim në data, pasi ende nuk dihet si do të jetë gjendja.
Përfitoni nga kjo periudhë
Përdoreni këtë kohë për të planifikuar më me qetësi detajet, flisni me kompaninë e eventeve dhe mos u shqetësoni. Ju nuk jeni të vetmit që po e shtyni dasmën, shumë çifte po e bëjnë dhe është gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë periudhë. Filloni të mendoni më shumë për ditën e madhe, në mënyrë që gjithçka të shkojë siç keni ëndërruar dhe mendoni që kur dasma të realizohet, të gjithë do jemi çliruar nga kjo gjendje.
Zgjidhni një datë të re
Duke u konsultuar me kompaninë e eventeve, vendosni një datë të re që do të jetë e përshtatshme për të dyja palët. Po ashtu, kini parasysh që duke qenë se shumë dasma po shtyhen, vera dhe vjeshta do të jenë të tejmbushura, kështu që mund të konsideroni edhe një ditë jave për realizimin e dasmës. Ekspertët sugjerojnë që të tregoheni fleksibël dhe nëse nuk gjeni fundjava të lira, zgjidhni një datë që i bie ditë jave. Nuk ka asgjë të keqe.
Lajmëroni të ftuarit
Nëse i keni dërguar ftesat e dasmës, lajmëroni të ftuarit që dasma është shtyrë, me anë të email-it ose WhatsApp-it. Nëse e keni përcaktuar datën e re, theksoni që ajo mund të ndryshojë në varësi të situatës së pandemisë.
Gjërat janë pak më të vështira për ata që kishin filluar të planifikonin dasmën, por nuk kishin një kompani eventesh apo planifikues që po merrej me këtë gjë. Megjithatë, nëse nuk jeni të gatshëm të hiqni dorë nga dita e madhe, nuk jeni kurrë vonë të kontakoni me Class Events. Lëruani në dorë profesionistëve të merren me planifikimin dhe do të jeni më të qetë.
Për të gjitha pyetjet që keni, mund të kontaktoni me Class Events në numrin e telefonit:
+355 69 60 82 858
Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.
Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com