Para se të marrësh vendimin përfundimtar se cili do të ndihmojë me përgatitjet e dasmës, një kërkim paraprak apo një bisedë është e domosdoshme. Do të ishte mirë të përgatisje një listë me pyetje të rendësishme, që do të të ndihmojnë të zbulosh se cili planifikues dasmash përshtatet më shumë me shijet e tua.
Fakti që ata do të jenë pika kyçe e gjithë përgatitjeve, do t’ju bëjë të gjeni dikë që të jetë jo vetëm organizator i mirë dhe profesionalist, por gjithashtu të të bëjë të ndihesh e qetë, sepse në duart e tij po lë diçka mjaft me rëndësi.
Një konsulent i mirë duhet të ketë shumëllojshmëri pyetjesh për ty, në mënyrë që të kuptojë dëshirat e tua, nevojat, mënyrën e jetesës, buxhetin dhe qëllimet që do të arrish ditën e shumëpritur. Gjithsesi, cilindo që të zgjedhësh, kurrë mos zgjidh dikë që nuk do të të dëgjojë dhe mundohet të të imponojë se çfarë është më e mirë për ty, kritikon idenë tënde, nuk ka referenca dhe nuk do të nënshkruajë marrëveshje. Duke pasur parasysh të gjitha këto, më poshtë shfaqen disa pyetjet kyçe (si dhe përgjigjet që duhet të dëgjoni) kur të përzgjidhni organizuesin e dasmës suaj.
Sa është kostoja mesatare e dasmës që kam ndërmend?
Çfarë duhet të dish:
Si fillim, duhet të informohesh mbi gamën e çmimeve dhe nëse kanë një buxhet minimal me të cilin punojnë. Ky do të ishte një matës i mirë për të vlerësuar nëse ata janë brenda mundësive tuaja ekonomike, ose nëse nuk je ende e qartë se sa buxhet mund të nevojitet, do të të japë përafërsisht një ide.
Si do të më ndihmoni që të mos tejkaloj buxhetin tim?
Çfarë duhet të dish:
Edhe pa ditur buxhetin tënd, një planifikues duhet të të japë sugjerime për gjëra që janë të përballueshme, si dhe t’ju prezantojë opsione të tjera alternative me kosto më të ulët.
Çfarë lloj shërbimesh ofroni (koordinimin e gjithë ditës, të gjitha shërbimet e projektimit ose pjesërisht, planifikim à la carte)
Çfarë duhet të dish:
Nga faqja e tyre zyrtare apo nga intervista e parë nuk mund të kuptosh qartësisht se cilat janë shërbimet që ata ofrojnë, kështu që është mirë të kërkosh disa sqarime në lidhje me mënyrat që përdorin për të realizuar planet e dasmës. Informacionet që do të marrësh do të ndihmojnë të vendosësh se cili planifikues përshtatet më së miri me ty.
Nëse ju i bëni të dyja, edhe organizimin edhe koordinimin, çfarë bëni më mirë?
Çfarë duhet të dish:
Cila është pika e tyre më e fortë, nëse kanë një të tillë? Nëse njërën cilësi të tyre e do më shumë se tjetrën, ke nevojë për dikë i cili është specialist në atë që ti do, por nëse ke nevojë për të dyja, edhe për dizenjimin edhe për koordinimin duhet të zgjedhësh dikë i cili i ofron në një balancë të barabartë.
View this post on Instagram
Sa dasma keni planifikuar deri tani?
Çfarë duhet të dish:
Eksperienca e planifikuesëve të dasmave është një domosdoshmëri, ndaj dhe ke nevojë për dikë i cili ka planifikuar jo pak, por shumë të tilla. Nëse ata planifikojnë festa dhe evente të shumëllojshme është akoma më mirë, por gjithsesi nuk është e njëjta gjë sepse dasmat përcjellin një element emocional dhe personal, të cilin festat e tjera nuk e ofrojnë dot.
Për sa dasma do të jeni duke punuar në të njëjtën kohë me timen? (atë ditë dhe gjatë gjithë procesit përgatitor)
Çfarë duhet të dish:
Ditën e dasmës tënde, duhet të jesh e sigurt që e gjthë vëmendja e tyre të jetë e përqendruar tek ti dhe se ata nuk janë duke u marrë me gjëra të tjera. Se sa dasma mund të marrin përsipër njëherazi varet nga numri i stafit që kanë dhe nëse ato dasma zhvillohen në qytetin tuaj apo diku tjetër, kështu që merrni parasysh detaje të vogla si këto.
Keni planifikuar dasma të tjera në qytetin tim?
Çfarë duhet të dish:
Nëse kanë organizuar dasma afër vendndodhjes suaj, është një bonus i madh, sepse ata njohin pikat kryesore të qytetit, ku mund të organizohet ceremonia dhe festa. Nëse pra, kanë organizuar më parë dasma në qytetin tuaj, kërkoni të shikoni fotografitë, se ka mundësi që diçka t’ju pëlqejë dhe ta bëni pjesë të dasmës suaj.
Ofroni shërbime profesionale, kontrata apo shqyrtim të pagesës?
Çfarë duhet të dish:
Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të ndihmojë të kuptosh se si sillet pala tjetër gjatë gjithë periudhës së planifikimit. Është ide e mirë ta dini paraprakisht, se si preferojnë të punojnë. Disa mund të kërkojnë paradhënie dhe disa mund të punojnë me çeqe. Mënyra më e mirë për të paguar është drejtpërdrejt dhe jo nëpërmjet projektuesit. Në këtë mënyrë mund të kesh më shumë kontroll mbi kontratën dhe buxhetin e disponueshëm.
Jeni të gatshëm të ktheheni në këshilltarin tim, duke përçuar dëshirat dhe vizionet e mia?
Çfarë duhet të dish:
Duhet të jesh e sigurt se ata do të vendosin dasmën tënde mbi gjithçka. Fakti që ata flasin shumë në lidhje me planifikimin të bën të mendosh se kthehen në “avokatë mbrojtës” për ty, sepse janë ndërvepruesi kryesor midis teje dhe preferencave të tua dhe gjithashtu mbajnë përgjegjësi për realizimin e gjithçkaje që përputhet me vizionin tënd.
Do merreni ju me ftesat, që nga formulimi deri te shpërndarja? Po me koordinimin e të ftuarve?
Çfarë duhet të dish:
Shërbimi gjithëpërfshirës mund të ketë shumë kuptime. Kështu që zbulo nëse shpërndarja e ftesave apo organizimi i të ftuarëve bën pjesë në standardet e tyre të shërbimit dhe nëse ka kosto ekstra.
Merreni me organizimin e pjesëtarëve të eventit? Shpërndarësit, fotografin, dekorimin, muzikantët, me furnizuesit e ushqimeve dhe banketin?
Çfarë duhet të dish:
Duhet të jesh e informuar se çfarë përfshin shërbimi, që të mos jesh vazhdimisht dyshuese për atë që bëjnë dhe për atë që nuk bëjnë. Nese roli i tyre përqendrohet më shumë në konsultën me ju përsa u përket ideve, do ju duhet të gjeni një koordinues tjetër që të merret veçantë me detajet e tjera të dasmës.
Cila ka qenë dasma më unike që keni organizuar?
Çfarë duhet të dish:
Detajet specifike dhe më shumë fotografitë nga kjo dasmë do të ndihmojnë të marrësh një ide në lidhje me stilin e përdorur. Në këtë mënyrë edhe ti qartësohesh më shumë se çfarë të pëlqen edhe kupton nëse planifikuesit kanë ide dhe frymëzim për kreativitet apo thjesht riprodhojnë dasmat e mëparshme. Kjo është mundësia që ata kanë për të vërtetuar se sa profesionalistë dhe novatorë janë.
View this post on Instagram
Çfarë idesh keni për të përmbushur vizionin tim?
Çfarë duhet të dish:
Edhe nëse ata nuk mbulojnë dot të gjitha detajet që dëshiron, nuk ka problem, sepse në vazhdim ju do të punoni se bashku dhe mund të bini në kompromis për disa gjëra, por nëse idete e tyre janë kategorike, që do të thotë, nëse ti ke menduar një dasmë romantike nën dritën e yjeve dhe ata këmbëngulin ta zhvillojnë në një sallë të thjeshtë, kjo nuk është shenjë e mirë. Rezulton se ata nuk janë duke dëgjuar dëshirën tënde dhe se keni mendime tërësisht të kundërta. Pra, nëse përballeni me këtë situatë, me siguri ata nuk janë të duhurit për dasmën tënde.
Cili është sekreti juaj për të qëndruar të qetë nën presionin që ushtrohet dhe si reagoni kur diçka nuk shkon ashtu siç duhet? Cili ka qenë incidenti më i madh me të cilin jeni hasur ndonjëherë dhe si keni vepruar?
Çfarë duhet të dish:
Gjëra të cilat shërbejnë si rezervë për ta, si qëndrojnë të organizuar dhe përballen me problemet e mundshme, hapat që ndjekin për të rregulluar incidente të befasishme, janë disa nga gjerat që duhet të dish, në mënyrë që çfarëdo që të ndodhë, të ketë një zgjidhje.
Sa herë do të takohemi? Si do ta ruajmë kontaktin? Nëpërmjet telefonit apo me e-mail? Sa shpesh do të komunikojmë? Cila është mënyra më e mirë e komunikimit?
Çfarë duhet të dish:
Ti gjithmonë duhet të dish se si po ecën procesi i dasmës. Mënyra më e mirë është të kesh komunkim verbal. Disa mund të ndajnë me ty çdo hap të përgatitjeve dhe disa të tjerë mund të ta prezantojnë njëherësh të gjithë ecurinë. Ndaj dhe duhet t’i pyesësh se si do të mbani kontakt me njëri-tjetrin, që dhe ti të kuptosh ritmin dhe ideologjinë e punës së tyre.
Sa persona prej stafit do jenë të pranishëm ditën e dasmës?
Çfarë duhet të dish:
Nëse di se sa asistentë, koordinatorë dhe organizatorë do të jenë ditën e martesës, do ishe më e qetë dhe më e sigurt se gjithçka do të shkojë mirë. Shqetësimet e tua do kishin lidhje vetëm me veten dhe do shijoje ditën tënde në maksimum.
Mund të kem më shumë informacion në lidhje me skenarin dhe programin e dasmës? Pjesëtarët, hyrja e nuses, familjet, çfarë do të bëjë secili dhe kur duhet ta bëjë?
Çfarë duhet të dish:
Detyra kryesore e një planifikuesi dasmash, përpos të gjithave është organizimi i të ftuarëve. Ata duhet të sigurojnë që vendet e të ftuarve të jenë të organizuara në mënyrë të tillë që atmosfera të jetë e këndshme mes familjeve dhe shoqërisë, por dhe atmosfera e përgjithshme gjithashtu.
Keni referenca? (Kërkoni rekomandime profesionale ose pyesni çifte të sapomartuara)
Çfarë duhet të dish:
Kontakti me çifte që kanë organizuar dasmën me të njëjtin planifikues do të shërbente për të marrë më shumë informacion dhe për t’u qartësuar më shumë në lidhje me disa gjëra që ende je e pasigurt. Ata duhet të të inkurajojnë për të vazhduar, sepse kjo është shenjë se ata kanë ngelur të kënaqur nga shërbimi përkatës.