Livia Myftari (majtas), Amela Puka (djathtas)

2020-a ka qenë një vit shumë i preferuar nga çiftet për t’u martuar për shkak të shifrës së veçantë ‘2020’. Po ashtu, sipas astrologjisë 2020-a është një vit shumë i favorshëm për të hedhur një hap të rëndësishëm në dashuri, siç është martesa. Por situata e pandemisë globale duket se ka ngrirë gjithçka. Sezoni i dasmave është shtyrë në një afat të papërcaktuar, edhe pse mendohet se në fillim të verës situata do të ndryshojë. Kështu, dasmat e pranverës janë shtyrë për në verë dhe vjeshtë.

Me sa duket, nuset e 2020-ës, nuk janë të gatshme të heqin dorë nga viti i veçantë që kanë planifikuar të martohen, por kanë bërë kompromis vetëm për shtyrjen e datës.

“Asnjë nga çiftet e Class nuk e ka anuluar dasmën, por kanë zgjedhur ta shtyjnë. Janë spostuar datat kryesisht për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor. Ndërsa për sa u përket dasmave të qershorit, një pjesë e mirë nuk e kanë spostuar datën. Vetëm ato çifte që jetojnë jashtë kanë zgjedhur ta shtyjnë, sepse pa u hapur fluturimet e kanë të pamundur të vijnë”, -tregon Amela Puka, arkitekte e Class AV Events.

Pse ky vit është kaq i preferuar nga çiftet për t’u kurorëzuar? Në fakt, dashur pa dashur, kur vjen puna te një event i rëndësishëm siç është dasma, çiftet bëhen paksa supersticiozë. Sipas astrologjisë, viti 2020 është ndër më të favorshmit për t’u martuar dhe krijuar lidhje afatgjata, kështu që pse të mos përfitojnë?!

“Nga mesi i dytë i vitit 2019 dhe nga fillimi i vitit 2020 kemi pasur një kërkesë të lartë për dasma gjatë 2020-ës, sepse përveçse është vit çift, është edhe një shifër e veçantë që supozohet se sjell fat për supersticiozët”, -konfirmon Amela.

Ndërsa stilistja e Class By Alketa Vejsiu, Livia Myftari tregon se nuset që do të vishen me fustanet e krijuara në atelienë e Class, kryesisht do t’i realizojnë dasmat pas qershorit. Megjithatë puna ka vazhduar për nuset që do të martohen para qershorit.

“Shumica e nuseve që kanë stiluar fustanin në Class martohen në qershor ose pas atij muaji, kështu që ende asnjëra nuk e ka shtyrë. E vetmja gjë që kemi shtyrë janë ditët e provave. Për ato pak nuse që martohen para qershorit, provat i kemi bërë në showroom, por duke qëndruar mbyllur dhe duke respektuar distancat”, -shprehet Livia.

Megjithatë, takimet virtuale me klientët e Class janë pothuajse të përditshme. Të shumtë janë edhe ata që janë optimistë se kjo situatë do të marrë fund shpejt dhe nxitojnë të planifikojnë me Class-in eventet e tyre.

“Aktualisht ka kërkesa të reja si për planifikimin e dasmave, edhe për evente të vogla. Shumica e klientëve të rinj po interesohen për periudhën e vjeshtës, pasi dihet që është ndër stinët më të preferuara për sa u përket dasmave. Po ashtu, kanë nisur edhe kërkesat për 2021-shin. Zhvillojmë vazhdimisht biseda nëpërmjet WhatsApp-it dhe e-mail-it”, -tregon Amela Puka.

Për ato nuse që dëshirojnë të stilojnë fustanin e tyre, Livia Myftari thotë se është e mundur që ta realizojnë përmes takimeve virtuale dhe më vonë, përmes një takimi nga afër, mund të diskutojnë detajet dhe të bëjnë provat.

“Po, mund te nisë me një takim virtual për të kuptuar stilin, preferencat dhe për të ndarë paraprakisht një model dhe disa materiale që i përshtaten. Ndërsa më vonë duhet patjetër një takim i radhës, nga afër, që të shihet copa dhe detaje të tjera, si dhe të merren masat e trupit që të nisë puna!”

Pra, të gjithë ata që dëshirojnë të martohen në vitin e veçantë 2020, nuk kanë pse heqin dorë. Kjo situatë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Vera dhe vjeshta duket se do të jenë të mbushura me dasma, kështu që nëse keni plane në mendjen tuaj, nxitoni të rezervoni takimin me Class Events.

Fotot: Class Photography

Nëse keni pyetje ose dëshironi të rezervoni një takim, mund të kontaktoni me Class Events në numrin e telefonit: +355 69 60 82 858

Ose me Class By Alketa Vejsiu në numrin: +355 69 60 95 693