Paola Agnelli dhe Michele D’Alpaos, përkatësisht 39 dhe 38 vjeç, kanë rënë në dashuri vetëm duke u parë nga ballkoni, gjatë periudhës së izolimit. Të dy jetojnë në Verona dhe janë quajtur si Romeo dhe Zhuliet të kohëve moderne.
39-vjeçarja ishte në ballkon duke ndihmuar motrën të rregullonte sistemin e zërit teksa luante në violinë. Ndërsa Michele nuk ia ndante sytë nga ballkoni i tij. Të dy ishin duke shijuar koncertin dhe atmosferën.
“Herën e parë që pashë Michele-n rashë në dashuri. Ishte dashuri me shikim të parë edhe për të. Sytë tanë thjesht u takuan bashkë dhe atmosfera ishte shumë romantike”, -është shprehur Paola për Daily Mail.
Paola e përshkroi muzikën "si një shigjetë të hedhur nga Erosi". Michele arriti ta gjente Paola-n në Instagram dhe të dy folën deri në orët e para të mëngjesit. Ai thotë se janë si dy adoleshentë të dashuruar. Dhe për të shpallur dashurinë e tij, Michele shkroi në një çarçaf emrin e Paola-s dhe e vari në ballkon, në mënyrë që ta shihnin të gjithë.
Së fundmi, çifti ka ndryshuar edhe statusin e marrëdhënies së tyre në Facebook, duke shkruar se janë në një marrëdhënie së bashku.
Urime për çiftin e parë zyrtar të kohës së koronavirusit, që ra në dashuri nga ballkoni, duke na kujtuar Romeo dhe Zhulietën.