Shumë çifte kishin planifikuar prej kohësh të kurorëzonin dashurinë e tyre në vitin me shifrën e veçantë 2020. Por askush nuk e kishte parashikuar gjendjen në të cilën po kalojmë. Situata e pandemisë globale ka bërë që shumë çifte ta shtyjnë datën e dasmës. Megjithatë ka edhe shumë nga ato çifte që janë supersticiozë dhe data e planifikuar s’mund të ndryshojë.

Në disa kultura, shtyrja e datës së martesës është ters. Për këtë arsye të shumtë janë ata çifte që vendosin që celebrimin ta bëjnë në datën që kishin parapërcaktuar, të shoqëruar nga një festë e vogël me rrethin e ngushtë familjar dhe dasmën e madhe ta shtyjnë për më vonë. Në këtë rast, rëndësi ka që nusja të veshë fustanin e bardhë.

Nëse edhe ti je një nga këto nuse, si thua sikur ta veshësh fustanin e bardhë dhe të kesh edhe një shërbim fotografik, për të memorizuar ditën speciale? Ah, dhe të dyja këto shërbime me një çmim super!

Class By Alketa Vejsiu dhe Class Photography kanë menduar për çiftet që datën e dasmës e kanë të shtrenjtë. Një ofertë me dy shërbime; përfshirë fustanin e bardhë, që mund ta zgjidhni nga koleksioni i 2020-ës dhe një set fotografik nga Class Photography. Vendodhjen e zgjidhni ju!

Pjesa më e bukur e gjithë kësaj është çmimi, vetëm 540 euro.

Edhe nëse nuk je supersticioze, por ke pasur gjithmonë dëshirë të veshësh fustanin e bardhë dhe të bësh disa foto kujtim, kjo është mundësia jote. Oferta si kjo vijnë vetëm një herë!

Ç’po pret akoma? Nxito të prenotosh takimin tënd në numrin e telefonit 00355 69 53 13 893.

Class është gjithmonë aty për ta bërë ditën tuaj edhe më speciale.

Fotot: Class Photography, Orsola Mema