Për vite me radhë, zyrat kanë bërë bashkë gjithnjë e më shumë punonjës në hapësira të vogla, duke krijuar një atmosferë të hapur bashkëpunuese.

Për vite me radhë, zyrat kanë bërë bashkë gjithnjë e më shumë punonjës në hapësira të vogla, duke krijuar një atmosferë të hapur bashkëpunuese.

“Mendoni kompanitë teknologjike, me një numër të madh punonjësish, të cilët punojnë në tavolina ngjitur, me njëra- tjetrën, thotë Gable Clarke, drejtor interior design në studion arkitekturore SGA. Sot, me COVID-19, gjërat po shkojnë në drejtimin e kundërt me atë çfarë njerëzit duan të përballen kur të rikthehen në punë.

Ndërkohë që kompanitë po planifikojnë se si të rikthejnë njerëzit në zyrë, duhet të bëhen një sërë llogarish për të krijuar një mjedis pune ku punonjësit të ndihen të sigurt, të shëndetshëm dhe produktivë. Një pjesë e kësaj strategjie parashikon të testojë dhe monitorojë punonjësit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe arkitektët po mendojnë për projektimin efektiv fizik të zyrave.

“Para së gjithash dhe gjëja më e rëndësishme, njerëzit kanë nevojë të ndihen të sigurt” – thotë Janet Pogue McLaurin, nga studio botërore për projektimin dhe arkitekturën.

Studio e saj ka krijuar një software se si të “dezinfekojnë” zyrën. Të dy arkitektët thonë se këto ndryshime mund të përfshijnë:

- Korridore më të gjera me trafik me një drejtim

- Filtrim më të mirë ajri

- Komanda për ashensor, pa prekje

- Videokonferenca edhe brenda për brenda zyrës për të shmangur sallën e konferencave

“Ndoshta, vendi i punës duhet të ndahet përgjysmë. Gjysma e punonjësve mund të vijë të hënën dhe të mërkurën; gjysma tjetër, të martën dhe të enjten”,– tha Clarke. Gjatë ditëve alternative, do të alternoheshin edhe tryezat.

“Një tjetër ndryshim që këshillohet është largimi i fotove të familjes dhe objekteve personale prej tryezave, pasi është përgjegjësi” – tha Armen Vartanian, zëvendëspresident i shërbimeve globale në Okta. “Do të jetë sigurisht më higjienike të kesh tryeza pune të pajisura me teknologjinë e fundit, të cilat punonjësit mund t’i zgjedhin çdo ditë dhe që mund të pastrohen”.

Policia shëndetësore

Dhe, përgatituni për policin shëndetësor. Kompanitë do të duhet të punësojnë dikë që të sigurohen që punonjësit të ndjekin rregullat e distancimit. “Zbatimi i rregullave të reja bëhet i rëndësishëm, pasi është në natyrën e njerëzve që të mblidhen të gjithë së bashku” – tha Clarke. Puna nga shtëpia do të bëhet më e zakontë. Një kërkim i Gensler tregon se disa punonjës do të donin të punonin nga shtëpia.

“Disa nga rezultatet e para tregojnë se njerëzit janë mjaft produktivë në shtëpi” – tha Pogue McLaurin. Ajo pret që kjo të vazhdojë, të paktën part time, gjë që mund të ketë ndërlikime negative në real estate te pronarët”. Në afat të shkurtër, megjithatë, kompanitë mund të kenë nevojë për gjithë hapësirën e nevojshme, që punonjësit të ruajnë distancën.

“Ka shumë sfida kur punohet nga shtëpia – njerëzit janë qenie sociale” – thotë Clarke. Ajo shton se nuk do të jetë e njëjta gjë.

*Jane Wells

Burimi: CNBC/monitor/