Në fillim të izolimit pamë që njerëzit u bënë më kreativë se kurrë. Kur vjen puna te moda, kreativiteti është edhe më i madh. Fustanet me jastëk u bënë trendi më i madh i karantinës që u kthye edhe në sfidën më të famshme të rrjeteve sociale.

Ndërsa tani njerëzit kanë gjetur një trend tjetër të modës në kushte karantine. Fustane të bërë nga çantat e blerjeve. Plastike apo karton, pak rëndësi ka, mjafton të kesh fantazi dhe të bësh kombinimin e duhur.

Pasi të keni bërë fustanin tuaj, shkrepni një foto dhe shpërndajeni në rrjetet sociale me hashtagun #ShoppingBagChallenge dhe #PaperBagChallenge.

Ja disa foto që do t’ju frymëzojnë.