Instagram, Lori Hoxha

Kur vjen puna te blerjet, jo gjithmonë dimë ku të investojmë. Sa herë na ka ndodhur të bëjmë blerje të gabuara? Blerje për të cilat jemi penduar apo për të cilat nuk ia ka vlejtur investimi? Ndoshta shumë herë, prandaj nëse e adhuroni modën dhe mbi të gjitha blerjet ka vetëm një gjë për të cilën ia vlen të investoni, ajo është çanta.

Po flasim për çantat e luksit, të markave të famshme si Chanel, Louis Vuitton, Christian Dior apo Hermes, të cilat nuk janë kurrë një investim i shkuar dëm. Janë gjithmonë në modë dhe një ditë, kur t’ju dalë nga qejfi, mund ta shisni me të njëjtin çmim dhe ndoshta edhe më shtrenjtë nga sa e keni blerë.

Instagram, Lori Hoxha

Vlera e tyre mbetet gjithmonë e lartë dhe është ndër të rrallat gjëra që nuk është ndikuar aspak nga pandemia. Çantat e luksit janë po aq të kërkuara sa para pandemisë dhe çmimi i tyre është gjithnjë në rritje. Ja një shembull konkret:

Kjo është një çantë Chanel Medium Classic Flap Bag.

Ja si ka ndryshuar çmimi i saj ndër vite:

Çmimi i Chanel Medium Classic Flap Bag në 1990-ën = £900

Çmimi i Chanel Medium Classic Flap Bag në 2009-ën = £2102

Çmimi i Chanel Medium Classic Flap Bag në 2013-ën = £3432

Çmimi i Chanel Medium Classic Flap Bag në 2017-ën = £3990

Kylie Jenner

E pabesueshme, e dimë!