Është kohë pandemie, por edhe divorci. Aktorja e njohur, Mary-Kate Olsen, ka paraqitur kërkesën për divorc nga burri i saj, Pierre Olivier Sarkozy.
Kërkesa për divorc është dorëzuar në gjykatë në 17 prill, por për shkak të pandemisë procesi ishte shtyrë për më vonë.
Mary-Kate ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj e ka detyruar atë të dalë nga shtëpia. Ai i dha aktores afatin e fundit deri më 18 maj, për të larguar gjërat e saj nga banesa e tyre.
Ajo gjithashtu ka pohuar, se ai e ndërpreu qiranë e tyre pa e njoftuar atë dhe kështu Mary-Kate po kërkon një ndarje urgjente prej tij.
33-vjeçarja dhe banakieri francez Olivier, 50 vjeç, filluan romancën e tyre në vitin 2012 dhe dyshja u martua në 27 nëntor 2015, në një rezidencë private në New York.