Çfarë mund të ketë më të rehtashme sesa një palë atlete këtë verë? Jeni bërë gati të dilni pak nga pak nga shtëpia dhe pyetja është “çfarë do të vesh për të qenë më rehat”?
Nëse ke vënë re që shumë vajza të njohura kanë zgjedhur të vishen edhe me atletet e babit, duke zgjedhur stilin retro, po. Është edhe ky një trend që do të vijojë të jetë edhe këtë verë.
Ky vit, në fakt, mund të shënojë fillimin e një dekade të re, por sidoqoftë, disa nga tendencat më të mëdha të atleteve të verës po qëndrojnë sërish në trend. Të tilla janë ato që njihen si “mom and dad sneaker”.
Natyrisht, mes shumë modeleve që do të dominojnë këtë vit, midis të gjitha tendencave, më e rëndësishme se gjithçka është funksionaliteti. Ky i fundit mbretëron në pesë stilet kryesore që po ju prezantojmë pak më poshtë.
Tendencat e këtij viti na kanë lënë të gjithëve pa fjalë dhe janë kombinime perfekte për stilet në rrugë. Hidhuni një sy modeleve dhe ngjyrave që do të shihni kudo në vitin 2020.
1. Atletet futuriste
2. Gjithçka platformë
3. Vintage është rikthyer
4. Ngjyrat (asnjëherë jashtë modës)
5. Atletet e mamit & babit