Nëse jeni në pritjen e ëmbël të një vajze, me siguri që keni filluar të mendoni për emrin e duhur, keni hapur listat, keni përzier emrat dhe idetë. Ka shumë alternativa, por ne ju sugjerojmë 10 emrat e vajzave më origjinal dhe më popullorët e të gjitha kohërave.
Zbulojini se cilët janë!
Xhulia: ka origjinë latine dhe do të thotë krijesë që zbret nga Jupiteri ose që i është dedikuar hyjnisë supreme.
Aurora: është një emër simbol i bukurisë dhe shkëlqimit për përsosmëri.
Ema: një emër gjithmonë i preferuar, i cili ruan kuptime të forta, si trime dhe e bukur.
Greta: i referohet një personi të çmuar dhe të rrallë, si një margaritar deti.
Ana: emri biblik i nënës së Marisë dhe do të thotë hyjni e bukur dhe e këndshme.
Viktoria: është një emër fitues. Nëse duam të njohim një personalitet të fortë të fëmijës sonë, kjo mund të jetë një zgjedhje.
Sara: do të thotë zonjë ose princeshë.
Nikol: nënkupton fitoren dhe sigurisht që është një emër trim.
Bianka: një emër i bukur, i cili gërsheton kuptimet e së bardhës dhe të shkëlqimit.
Gaia: është gëzim dhe etje për përsosmëri.