Ditët me diell të fortë kanë nisur dhe një ndër aksesorët e pandashëm gjatë kësaj periudhe janë syzet e diellit. Ndërkohë që disa modele, si aviatorët, mbeten klasike, disa nga trendet e fundit janë të parezistueshme. Këtë sezon stilistët janë orientuar më shumë drejt modeleve të pazakonta, futuriste e me zinxhirë të mëdhenj. Modelet e syzeve të 2020-ës mund t’i quani çfarëdolloj gjëje, përveçse të mërzitshme. E mira e këtyre modeleve është se shkojnë me çdo veshje dhe stil.
Cili është i preferuari juaj?
Ngjyra, ngjyra, ngjyra
Model futurist
Minimaliste
Zinxhirë të mëdhenj
Forma të guximshme
Me një shirit sipër