Fundjava do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç me më shumë liridalje. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo fundjavë do të jetë njësoj si e shkuara për lëvizjen dhe daljen e qytetarëve.
Në një postim në Facebook, kryeministri uron fundjavë të qetë.
“KJO FUNDJAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA. TA KALONI SA MË QETË!"
Masat në zonat e kuqe. Të shtunën dhe të dielën, pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.