@class_by_alketavejsiu_

 

Ndërkohë që ende jemi duke jetuar me masa kufizuese për shkak të pandemisë, shumë dasma janë shtyrë. Disa janë shtyrë në muajt në vijim, me shpresën se situata shumë shpejt do të kthehet në normalitet, ndërsa disa çifte kanë zgjedhur ta shtyjnë dasmën për vitin e ardhshëm. Nëse bëni pjesë në grupin e parë besojmë keni dëgjuar për ofertën e parezistueshmeClass By Alketa Vejsiu dhe Class Photography – që përfshin një fustan nusërie të koleksionit të 2020-ës dhe një set fotografik për një çmim të paparë. Të dyja këto shërbime për vetëm 540 euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS BY ALKETA VEJSIU (@class_by_alketavejsiu_) on

Por nëse bëni pjesë në grupin e dytë, atëherë jeni në kohë të njiheni me trendet e fustaneve të nusërisë për 2021-shin. Disa shtëpi mode kanë vendosur ta prezantojnë koleksionin e fustaneve të nusërisë në tetor të këtij viti, ndërsa disa të tjera, si Oscar De La Renta kanë filluar të ndajnë skica dhe të zbulojnë disa “copëza” si do të duken fustanet e vitit të ardhshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Oscar de la Renta (@oscardelarenta) on

“Në këtë kohë të vështirë, ne mendojmë se është e rëndësishme të ëndërrojmë. Dasma ka të bëjë me shpresën dhe besimin. Dy vlera për të cilat kemi nevojë tani”, - theksuan Viktor Horsting dhe Rolf Snoeren në deklaratën për shtyp për fustanet e nusërisë të koleksionit Pranverë-2021, të “Viktor & Rolf”.

Është e vërtetë, dasma është një ëndërr që ia vlen të ëndërrohet gjithmonë. Por ndërkohë që ëndërroni për ditën e madhe, hidhuni një sy trendeve që do të mbizotërojnë në 2021-shin.

Fustanet -> fund + pjesa e sipërme 

Sophie et Voilà, Pranverë 2021

Detajet e tylit 

Savannah Miller, Pranverë 2021

Qëndisma të ndërlikuara 

Justin Alexander Signature, Pranverë 2021

Prerje në forma të ndryshme

Nouvelle Amsale, Pranverë 2021

Forma të pastrukturuara

Viktor & Rolf, Pranverë 2021

Shtresa shifoni 

Savannah Miller, Pranverë 2021

Lexoni edhe:

Trendet e fustaneve të nusërisë 2020, ç’duhet të zgjidhni dhe ç’duhet të shmangni

Nëse shtyrja e datës së dasmës për ju është ters, ka diçka që duhet ta mësoni patjetër

Historia e fustanit të bardhë të nusërisë – që nuk përfaqëson pastërtinë dhe pafajësinë siç mendonim