Lady Gaga dhe Ariana Grande duket se nuk janë të destinuara për të qenë shoqe. Të dyja janë mbretëresha të muzikës pop. E megjithatë, ndërsa kjo miqësi mund të duket e pashmangshme, u desh të ndodhte pavarësisht përpjekjeve të Arianës për t’u lidhur.

Tani ato publikuan një këngë të titulluar "Rain on me", një bashkëpunim, për të cilin fansat mendojnë se ka vonuar shumë. Çfarë mund t’i ketë penguar dy yjet për të bashkëpunuar më parë?

Lady Gaga foli hapur për frikën e saj.

Lady Gaga pranon se nuk dëshironte një miqësi me Ariana-n. Pavarësisht se Ariana u përpoq shumë herë për ta krijuar këtë shoqëri, ajo nuk ndodhi për shkak të një konflikti të brendshëm që nuk kishte të bënte më Ariana-n.

Ajo ishte shumë këmbëngulëse. Përpiqej pa pushim të bëhej shoqe me mua. Ndjeja shumë turp që të dilja me të, sepse nuk doja ta projektoja gjithë negativitetin tim në diçka që ishte shëruese dhe aq e bukur.”- ka thënë Gaga.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Gaga tha se Ariana "ka kaluar disa gjëra vërtet të çuditshme, vërtet të vështira, gjëra që testojnë jetën". Në fakt, kënga "Rain to me" përkon me përvjetorin e një ngjarjeje traumatike në jetën e yllit të pop.

Siç e dimë të gjithë, koncerti i saj në Manchester, në Mbretërinë e Bashkuar u sulmua, gjë që shkaktoi vdekjen e 23 fansave dhe prindërve. Vetëm 2 më javë më pas, ajo mbajti një koncert bamirësie për të mbështetur të mbijetuarit dhe viktimat. Në atë kohë, i dashuri i saj Mac Miller ishte aty për ta mbështetur.

Vetëm një vit më vonë, Mac humbi jetën nga një mbidozë droge, duke e zhytur Arianën në një tjetër errësirë. Edhe pse ata nuk ishin bashkë në kohën e vdekjes së tij, ajo kurrë nuk kishte ndaluar së dashuri atë.

Pavarësisht tragjedive që kaloi, ajo duhej të dilte para publikut, gje që nuk ishte aspak e lehtë.

"Unë jam një person që kam kaluar shumë dhe nuk di çfarë të them për veten time, e lëre më për botën.”- tha Gaga.

Nuk është çudi që Lady Gaga u ndje e frikësuar t'i afrohej asaj. Këngëtarja e “Born This Way” ka qenë e hapur në lidhje me shëndetin mendor, por nuk ka dashur të shtojë më shumë në ‘pjatën’ e Arianës.

Ariana nuk u mashtrua nga sjellja e Gaga-s.

"Ajo tha: ‘Ti po fshihesh.’ Dhe unë i thash, ‘po fshihem. Po fshihem plotësisht. ‘ Dhe pastaj kjo miqësi lulëzoi.”- tregoi Gaga.

Po atë natë, Gaga shkroi këngën e tyre "Rain to me". Sidoqoftë, bashkëpunimi ishte më shumë se sa hapi i parë i një miqësie të bukur. Për të, bashkëpunimi me Arianën ishte një hap në udhëtimin e saj drejt shërimit.

Gaga zbuloi se e ndëshkoi shumë veten për atë që i ndodhi në të kaluarën (në lidhje me abuzimin seksual nga një prodhues), gjë që bëri që ajo të dëmtonte veten. Ajo e kuptoi që tendencat e saj "masokiste" ishin një mënyrë për t’u privuar nga vetja, sepse nuk mendonte se "meritonte gjëra të mira".

Miqësia ishte e thënë të ndodhte, duhej vetëm që ajo ta pranonte.

Miqësia e Lady Gaga dhe Ariana dëshmon se me njerëzit e duhur, të qenit i prekshëm nuk do të jetë kurrë problem. Këto dy ikona të muzikës pop kanë kaluar kaq shumë gjatë rrugëtimit të tyre në jetë, por tani, kanë krijuar miqësinë me njëra-tjetrën.