Kryeministri i 33-të i shtetit shqiptar Edi Rama njihet veç të tjerave për stilin e tij të veçantë të jetës në zyrë.

Mes të gjithë kryeministrave shqiptarë për ato që bënin në zyrën e tyre veçohen: Ismail Qemali shpesh flinte në zyrë, Esad pashë Toptani shkruante ditar në zyrë, Fan Noli në zyrë luante në oborr dhe përkthente “Rubairat” e Omar Kajamit, Ibrahim Biçaku dëgjonte në zyrë muzikë klasike, Aleksandër Meksi hante në zyrë bukën e marrë me vete, Sali Berisha harxhonte në zyrë deri në 20 orë.

Po Edi Rama?

Për ta kuptuar veçantinë e tij për të cilën një pjesë e kritikojnë dhe një pjesë e lavdërojnë po sjellim 10 fotografi të rralla që pasqyrojnë këtë stil të veçantë. Në fotografinë e parë ai paraqitet me një papagall shumëngjyrësh. Në fotografinë e dytë kryeministri Rama paraqitet në një stil alla Obama duke folur në telefon dhe me këmbën mbi skrivani. Në fotografinë e tretë Rama paraqitet duke luajtur me një top basketbolli në zyrë. Po po e lexuat mirë. Kryeministri ynë ka të instaluar një kosh në zyrën e tij dhe herë pas herë e bën ndonjë kosh si dikur në rini në pallatet e sportit. Në fotografinë e katërt Rama duket me të birin e  tij të vogël, Zahon, mbi skrivaninë e punës pas një vizite të beftë.

Në fotografinë e pestë Edi Rama është duke dhënë një intervistë live në zyrën e tij dhe i duhet të qeshë. Në fotografinë e gjashtë Edi Rama është duke biseduar në telefonin e tij fiks të zyrës i rrethuar “orenditë” personale që nisin nga një bluzë origjinale të kapitenit të kombëtares së futbollit, Lorik Cana e deri te lapustilat, bojërat dhe më e rëndësishme se këto është se ai po pikturon, një zakon që e ka ruajtur edhe pse la zanatin e piktorit dhe u fut në politikë. Në fotografinë e shtatë kryeministri Rama paraqitet duke orientuar një nga vartësit e vet e duke përdorur xhestikulacione. Në fotografinë e tetë kryeministri Rama është duke shkruar në kompjuterin e tij, ndoshta në një nga bashkëbisedimet e tij të shumta me qytetarët. Në fotografinë e nëntë kryeministri Rama nuk duket, por duket zyra e tij dhe koshi i famshëm. Po ashtu edhe fotografia e dhjetë është sërish në një pamje të tillë nga jashtë por në një kënd tjetër.

Duajeni apo urrejeni, bëni si të doni, por ky është Edi Rama.k.t/Fjala.al/