Jeta e Meghan Markle si një aktore e "listës B" e la të "përgatitur keq" për jetën në familjen mbretërore, ka thënë një eksperte.
Ish-ylli i ‘Suits’ u bë një nga gratë më të famshme në botë kur filloi të takohej me Princin Harry-n.
Por ekspertja mbretërore, Katie Nicholl, thotë se jeta e 38-vjeçares, Meghan, nuk mund ta përgatiste për jetën si një anëtare të familjes mbretërore britanike.
Ajo i tha ‘9Honey’: "Si aktore, ajo ishte mësuar të fotografohej. Unë mendoj se ajo që ndeshi ishte pothuajse e pamundur për t'u përgatitur për një jetë mbretërore dhe sigurisht përvoja e saj si një aktore e 'listës B' nuk do të duronte faktin se papritmas u bë gruaja më e famshme në botë. U bë shumë e qartë nga dokumentari në Afrikë, që edhe pse përpiqej ta bënte të dukej e lehtë, padyshim që nuk ishte e lehtë."
Më 31 mars, Meghan dhe Princ Harry zyrtarisht ndaluan së përdoruri titujt mbretërorë. Aktualisht janë shpërngulur në Los Angelos, bashkë me Archie-n, djalin e tyre, gjatë bllokimit të koronavirusit.