Plazhi, më në fund, ka një datë. Kryeministri Rama, përmes një videomesazhi në Facebook është shprehur se nga data 10 qershor, plazhet do të jenë të hapura për të gjithë. Siç tha ai, asnjë prej vendeve të rajonit nuk i ka hapur ende plazhet, megjithatë, edhe kjo javë për ne, do të ketë të tilla kufizime.

Greqia ka vendosur t’i hapë plazhet në korrik, të tjerë nuk kanë vendosur ende, ndërsa ne do t’i hapim nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 qershorit, për të gjithë, pa përjashtim.

Këtë javë do të ngrihet një autoritet i përkoshëm liçensues i plazheve nga subjektet private, ndërkohë që të gjitha të ardhurat do t’u kalojnë bashkive. Asnjë kontratë nuk do të njihet nëse nuk miratohet nga ky autoritet dhe asnjë bashki nuk mund të japë kontratë të re pa miratimin e autoritetit”, – tha Rama .