Në vrapin frenetik të përditshmërisë, mes punës, fëmijëve, angazhimeve personale, jo gjithmonë objektivat tanë janë lehtësisht të arritshëm...Pastërtia është një prej këtyre elementëve! Sa herë ne gratë e kemi gjetur veten të tendosur në divan, me pafuqinë për t'ju futur shtëpisë "me themel" siç thonin dikur gjyshet tona, sepse çdo ditë na duhet të punojmë, të kujdesemi për familjen, për prioritetet profesionale, për gjithçka tjetër varet nga ne. Zonjat besoj na kuptojnë më së miri në këtë pikë! Por, ka diçka që mund të bëjë ndryshimin rrënjësor në jetën tuaj. Një zgjidhje praktike, profesionale mbi të gjitha. Një skuadër e tërë njerëzish të angazhuar për të të ofruar shërbimin e nevojshëm kudo dhe kurdo! Në shtëpi, në ambientin e punës, në hotele, në qendra tregtare, biznesi dhe argëtimi, në çdo hapësirë ku ju veproni ekziston një alternativë efikase që jep shërbimin dhe pastërtinë që ju dëshironi!

Quhet Albpastrim dhe pas këtij emri qëndron një histori e mirfilltë suksesi! Staf i dedikuar individësh që drejtohen nga dy njerëz me vizion, njëherësh edhe themeluesit e Albpastrim, Valbona Begolli dhe Rigers Rusi. Ata e nisën këtë sipërmarrje me idetë e qarta për të mbërritur në "finalen" e projektuar. Korrektësia, profesionalizmi dhe eksperienca 10-vjeçare, e bëjnë Albpastrim kompaninë më të madhe dhe numër 1 në Shqipëri që ofron pastrimin profesional. Shërbime cilësore që përmbushin kërkesat dhe pritshmëritë tuaja, nuk janë vetëm filozofia që e udhëheq këtë kompani, njëherësh edhe bashkëpunimi me markat më prestigjioze në fushën e pastrimit në Europë e bëjnë edhe më të besueshëm këtë emër lider në fushën e pastrimit në vend.

Sikundër çdo histori tjetër suksesi e ka një fillim, edhe Albpastrim e ka të vetën! E nisi me vetëm 10 klientë, për të mbërritur në krye të nëntë viteve me 100-fish më shumë klientë të kënaqur që e kanë Albpastrim zgjedhjen e parë në çështjen e pastërtisë. E para kompani me struktura të ngritura profesionale, nga burimet njerëzore, tek makineritë me teknologjinë e avancuar që garantojnë pastërti maksimale dhe shërbim 100% cilësor tek çdo klient apo kompani që i beson Albpastrimit.

Korrektësia dhe cilësia janë dy elementët bazë të cilëve u kanë besuar partnerët më në zë në Shqipëri, që prej vitesh marrin shërbimin e pastrimit nga kjo kompani. Apartamente, hotele, zyra, qendra tregtare, spitale, bare dhe restorante, janë të shumta paketat me të cilat mund të dakordësoni me Albpastrimin! Mirëmbajtje mujore, pastrime gjenerale, pastrime fasadash, pastrim dhe larje tapicerish të ndryshme, alternativat janë diverse, mbi të gjitha me çmim të arsyeshëm dhe me një shërbim që do të përmbush maksimalisht kërkesat tuaja si klient.

Po, nuk mbaron këtu! Kjo kompani ka krijuar edhe dy degë të tjera, Albsolution që ofron shitje të produkteve dhe materialeve profesionale të pastrimit nga brandet ndërkombëtare dhe kjo është një linjë që operon edhe online në gjithë Shqipërinë, si edhe Albacademy që ofron kurse dhe leksione të specializuara në këtë fushë. Kjo sipërmarrje ka ardhur e nxitur nga kërkesat e vet tregut dhe bizneseve për përsosje të njohurive në fushën e pastrimit, si edhe konsulencë profesionale kundrejt bizneseve dhe partnerëve për të kursyer kohë dhe para, e për të marrë shërbimin e dëshiruar në çdo kohë.

Dezifenktimi i ambienteve, sidomos në këtë kohë të tmerrshme pandemie, por edhe në normalitet është një tjetër vlerë e shtuar e kësaj kompanie. Ambiente pa mikrobe, pa brejtës, pa insekte, bëjnë që hapësirat ku ju jetoni apo punoni çdo ditë të jenë brenda standardeve të pastërtisë. Dezinfektimi si proces bëhet me produkte tërësisht natyrale dhe pa asnjë efekt anësor në shëndetin tuaj apo dëmtim të ambientit.

Çfarë prisni? Jepini shkëlqimin dhe pastërtinë e dëshiruar çdo ambienti! Alpastrim është zgjidhja!