Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Katër persona, mes të cilëve një i moshuar dhe dy minorenë kanë rënë në prangat e policisë.

Shtetasi A.D 65 vjeç ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare dhe e ka regjistruar aktin seksual me telefon. Më pas videon e ka shpërndarë tek K.P 20 vjeç, R.O 16 dhe F.B 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim dhe nën kërcënimin e publikimit të videos kanë kryer gjithashtu marrëdhënie seksuale me të miturën dhe e kanë regjistruar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Dosja.al i referohet burimeve nga policia dhe tregon se videoja prej 60 sekondash tregonte disa adoleshentë duke kryer veprime seksuale dhe një vajzë që dallohej se ishte e mitur. Por videoja është fshirë nga rrjetet sociale.

Roja 65 vjeç i cili është arrestuar ka dhënë dëshminë ku pretendon se vajza i është afruar vetë dhe se ai vetëm e ka prekur në vendet intime, por nuk ka abuzuar me të.

“Nuk kam abuzuar seksualisht me vajzën. Unë vetëm e kam prekur në vendet intime, ajo m’u afrua vetë,”– ka thënë 65-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në zonën e njohur si Bregu i Lumit.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se 65 vjeçari është arrestuar tashmë përballet me akuzat: 'Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur', 'marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç', 'shtytja e të miturve në krim dhe vepra të turpshme'.

/ tiranapost