Brownie dhe cheesecake janë dy ëmbëlsira të shijshme dhe të parezistueshme nga askush. Po kur këto dy shije bëhen bashkë me njëra-tjetrën? Atëherë bëhët një kombinim fantastik, të cilin duhet ta provoni dhe jemi të sigurt që nuk do t’i ndaheni më.

Recetën e sjell Sindi Bimi për ndjekësit e revistës Class, si dhe për ndjekësit e faqes së saj në Instagram @brenda_botes_sime.

Përbërësit që ju duhen për brownie-n:

• 200 gr çokollatë e zezë

• 100 gr gjalpë

• 3 vezë

• 150 gr sheqer

• 100 gr miell

Përbërësit për cheesecake-un

• 200 gr krem djathi

• 1 vezë

• 1 lugë miell

• 3 lugë sheqer

• reçel

Mënyra e përgatitjes:

Shkrijmë së bashku çokollatën me gjalpin. I hedhim në një tas, në të cilin shtojmë edhe 3 vezë, 150 gr sheqer dhe 100 gr miell për pastiçeri dhe 1 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash. E hedhim në një tavë të shtruar me letër furre dhe sipër shtojmë kremin, i cili përgatitet në këtë mënyrë:

200 gr krem djathi i rrahur me 1 vezë, 1 lugë miell dhe 3 lugë sheqer. Në fund i hedhim reçel (në këtë rast është përdour reçel me qershi i bërë në çast).

Ëmbëlsirën e pjekim në 150⁰C për rreth 30 minuta.