YouTuber-ja Myka Stauffer dhe bashkëshorti i saj, James u kthyen në qendrën e vëmendjes në rrjetet sociale, pasi njoftuan se hoqën dorë nga djali i tyre Huxley, 3 vite pasi e adoptuan nga Kina.

Çifti bëri të ditur se hoqën dorë nga Huxley, pasi kishin vështirësi në kujdesin e një fëmije autik dhe se ia dhanë atë "një mamaje të re".

Sipas People, shumë kompani, të cilat kanë bashkëpunuar më parë me Myka-n, kanë ndërprerë bashkëpunimin me të.

Të shumtë kanë qenë njerëzit që në rrjetet sociale të këtyre kompanive kanë kërkuar që ato të ndërpresin bashkëpunimin me Myka-n, në të kundërt do të humbasin klientët.

Disa prej këtyre kompanive janë shprehur se bashkëpunimet me të kanë qenë disa kohë më parë dhe marrëveshja ka përfunduar, ndërsa të tjera shprehen se pas vendimit të saj nuk planifikojnë të bashkëpunojnë më me familjen Stauffer.

Pas videos që shkaktoi shumë zhurmë, Myka ka humbur edhe mijëra ndjekës në kanalin e saj në YouTube.

E birësoi para 3 vitesh, ylli i YouTube heq dorë nga djali autik. Akuzohet për keqtrajtim dhe shfrytëzim të tij