Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke filluar nga nesër, 1 Qershor, hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por sipas saj duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social. Po kështu, nesër hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese, ndërsa më 6 qershor plazhet hapen për të gjithë qytetarët, tha ministrja, duke e afruar kështu me disa ditë urdhrin e Kryeministrit për hapjen e plazheve pas datës 10 qershor.
Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor.
Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake”,- shkruan Manastirliu.
Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor:
Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.
Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.
Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa më 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.
Hapen kopshtet dhe çerdhet.
Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit.
Hapet kampionati i futbollit, pa spektatorë.
Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.