Khloe Kardashian ka përdorur zërin e saj për të folur rreth vrasjes së George Floyd.

Ylli “Keeping Up With The Kardashains”, 35 vjeç, i ka lutur fansat që të edukohen për lëvizjen ‘Black Lives Matter’.

George, 46 vjeç, ishte një njeri me ngjyrë, i paarmatosur, që vdiq pasi një oficer i policisë në Minneapolis u vuri gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërkohë që Floyd i tha "Unë nuk mund të marr frymë".

Zyrtari Derek Chauvin që nga ajo kohë është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë dhe është larguar nga puna.

Tashmë, Khloe shqetësohet për jetën e vajzës së saj, True, në një botë ku individët me ngjyrë trajtohen me një mospërfillje të tillë. Ajo e filloi deklaratën duke shprehur neverinë për mënyrën sesi u vra George.

"Si shumë prej jush unë jam e zemëruar, zemërthyer dhe e neveritur nga vrasja e George Floyd. Ne e kemi parë këtë shumë herë. Njerëzit me ngjyrë kanë qenë të diskriminuar, viktimizuar dhe janë vrarë për shumë kohë dhe kanë treguar rezistencë mbinjerëzore përballë telasheve të vazhdueshme. Është e pakuptueshme për mua që jemi në 2020 dhe njerëzit vazhdojnë të kufizojnë, të përdorin stereotipe , të dëmtojnë dhe shtypin njerëzit me ngjyrë dhe se racizmi është një realitet i vazhdueshëm".

"Më thyhet zemra të mendoj se prindërit duhet t'u mësojnë fëmijëve se si të qëndrojnë gjallë. Asnjë baba nuk duhet të ketë frikë për sigurinë e djalit të tij sa herë që del nga derë çdo mëngjes.”

Asnjë nënë nuk duhet të jetojë me frikë dhe kur mendoj për vajzën time, fëmijët e mi të ardhshëm dhe të gjithë fëmijët tanë, unë e di se duhet të krijojmë një të ardhme më të mirë për ta. Një të mbushur me dashuri, dritë dhe dhembshuri, jo një të mbushur me urrejtje dhe injorancë, dhe unë zotohem të vazhdoj të mësoj vajzën time çdo ditë të vetme dhe në çdo rast, të ketë dashuri për të tjerët, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, seksualiteti i tyre apo bindjet e tyre fetare ."

Ajo vazhdoi: "Njerëzit nuk kanë lindur racistë, atyre u mësohen këto besime dhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të ndaluar këtë cikël dhe për t'i dhënë fund racizmit në këtë vend".

"Unë vazhdoj të lutem për barazi për të gjithë, mirëkuptim dhe dashuri, dhe mbetem shpresëdhënëse që së bashku mund të ndihmojmë në vënien e drejtësisë për George dhe familjen e tij, dhe për çdo amerikan me ngjyrë që është vrarë, keqtrajtuar, abuzuar dhe injoruar. Unë e di që jam e privilegjuar, në më shumë mënyra se një dhe do ta përdor atë privilegj për të luftuar për ju.

Khloe e mbylli duke i nxitur ndjekësit të flisnin kundër urrejtjes dhe racizmit kudo dhe kurdo që të mundnin.

"Ndryshimi DUHET të ndodhë! Jetët e njerëzve me ngjyrë KANË RËNDËSI! Ne mund, duhet dhe do ta ndryshojmë të ardhmen".