Një tjetër ngjarje shokuese, ka në qendër një grua! Sipas raportimeve të fundit të medias, 24-vjeçarja me inicialet G.Z është vetëhelmuar me hlemin e dhelprave dhe më pas është hedhur nga dritarja duke ndërmarrë kështu aktin e rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kopaçëz të Delvinës.

E reja është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku mësohet se gjendja e saj është e rëndë, ndërsa fëmija 28 javësh ka ndërruar jetë në barkun e nënës.

Pritet që të zbardhen edhe më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje shokuese dhe motivet që e çuan nënën e re deri në aktin e rëndë.