Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një seancë plenare e kishte paralajmëruar këtë ndryshim me synimin e përmirësimit të cilësisë se studentëve.
Për t'u pranuar në universitet si në ciklin Bachelor dhe Master mesatarja shkon nga 6.5 në 7, ndërsa në fushën e mësuesisë, ndryshimi është edhe më i madh.
Pa mesataren 8, nxënësit nuk do të bëhen dot mësues.
Për këtë vit akademik, nota mesatare do të jetë njësoj siç ka qenë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në fillim të qershorit.