Meqë është e diel dhe është dita perfekte për të gatuar gjëra të mira, pse të mos përgatisni një cheesecake me çokollatë? E mira e kësaj ëmbëlsire është se s’ka nevojë për pjekje, duke ju kursyer kohë dhe duke jua bërë përgatitjen më të thjeshtë. Recetën e sjell Erida Kabashi.

Përbërësit që ju duhen:

350 gr krem djathi philadelphia

200 ml pana për ëmbëlsira

2 lugë gjelle kakao

200 gr biskota

1-2 lugë gjelle sheqer

100 gr gjalpë

Për sipër ju duhen:

200 gr çokollatë

100 ml pana për ëmbëlsira

Mënyra e përgatitjes:

Grijmë biskotat në grirëse. U hedhim gjalpin e shkrirë dhe i përziejmë mirë. I vendosim në tavën e ëmbëlsirave dhe i fusim në frigorifer për të paktën 10-15 minuta, ndërkohë që përgatisim kremin. Rrahim panën në mikser. Shtojmë kremin e djathit philadelphia pasi është rrahur pana dhe i përziejmë sërish me mikser. Në fund shtojmë kakaon dhe e përziejmë. Sa i perket ëmbëlsisë është mirë ta provoni para se t’i shtoni sheqer, pasi varet nga shija e gjithsecilit.

Nxjerrim tavën me biskota nga frigoriferi dhe hedhim kremin. E vendosim në frigorifer për 5-6 orë në ftohje (jo ngrirje). Çokollatën është mirë t’ia hidhni para se ta shërbeni, pasi nëse ia hidhni në këtë kohë do të ngrijë në frigorifer. Për çokollatën: E shkrijmë duke i shtuar panën (100 ml) në banjo marinë (mbi nje tenxhere me ujë duke zier). Ia hedhim cheesecake-ut sipër dhe nëse dëshironi, dekorojeni edhe me disa qershi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen) on