Edhe pse është dukeshë dhe ka të gjitha mundësitë oër t’u veshur me markat më të shtenjta, Kate preferon gjithmonë të veshë marka ekonomike. Duket se e preferuara e saj është Zara, një markë që mund ta blejmë të gjithë.

Të shumta kanë qenë rastet kur Kate është komentuar për veshjet e lira apo riciklimin e veshjeve të saj. Dukesha duket se parapëlqen t’i shmangë lukset e panevojshme dhe me sa shohim, të njëjtën gjë bën edhe me fëmijët e saj.

Me rastin e Ditës së Baballarëve, Kate dhe William kanë postuar një foto, ku William shfaqet me tre fëmijët e tij; Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Ajo që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe komentuar ka qenë veshja e fëmijëve. Daily Mail ka publikuar çmimet e veshjeve të George, Charlotte dhe Louis dhe janë shumë më pak nga ç’mund ta kishim imagjinuar.

George mban veshur një bluzë të vjetër nga H&M që kushton vetëm 5.99 paundë (822 lekë).

Veshja e Charlotte dhe Louis

Charlotte mban veshur një palë paliçeta të markës John Lewis që kushtojnë vetëm 10 paundë (1300 lekë), ndërsa Louis ka veshur një bluzë me mëngë të shkurtra që kushton 12.95 paundë (1777 lekë).

E kishit menduar që fëmijët e familjes mbretërore vishen kaq lirë?!