Vitin e kaluar takova një djalë, një djalë të mrekullueshëm...

Është simpatik, i këndshëm, me humor, i ëmbël, pafundësisht i duruar, ambicioz, i pashëm, i lumtur. Është një djalë miqësor që mund të sfidojë këdo, por edhe një njeri që do të bënte gjithçka për njerëzit e tij më të dashur, edhe jetën do ta jepte për ta. E dija që jam lindur me fat, por kur takova atë verën e vitit të kaluar, mendova se më prisnin ditë të lumtura. Dhe qysh atëherë ne nuk jemi ndarë më.

Një gjë joperfekte që ai kishte? Mami!

Ajo është psikiatre dhe një myslimane e devotshme. Mua më urrente. Kaq shumë, saqë unë nuk e kam takuar kurrë, madje as jam lejuar në pronën e saj (në fakt, kjo nuk është diçka që më përket. Unë jam OK me jetën larg saj, e besoni ose jo)

E dija se çfarë më priste nga ajo, qysh në takimin e parë, sepse i dashuri më shpjegoi se e ëma ishte një besimtare fanatike që kur i ati i vdiq, 15 vjet më parë. Nëna e tij është nga Pakistani, ndërsa i ati nga India. Ata ishin martuar me mblesëri pasi kishin emigruar në SHBA, ku ka lindur edhe i dashuri im.

Lindja dhe rritja në Amerikë, për të ka pasur ndryshime të dukshme kulturore, kështu që këndvështrimet e tij dhe së ëmës kanë qenë serioze. I dashuri im ende e konsideron veten shpirtëror, por Islami është shumë i ashpër dhe mund të jetë vërtet e vështirë për ta ndjekur rregull pas rregulli. Për shembull, lidhja është e ndaluar - prandaj ka aq shumë martesa me mblesëri në besim. Mund ta imagjinoni dot të takoni dikë për drekë duke u mbikëqyrur nga disa njerëz të tjerë dhe më pas të bini dakord për të lidhur jetën me të? (I dashuri im e përshkruan këtë si diçka që ndodh zakonisht në martesat me mblesëri.) Unë, personalisht, nuk mund ta lija kokën time të përfundonte në mënyrë të tillë.

Kur i tregoi së ëmës se kishte njohur një vajzë dhe kishte qëllime serioze me të, ajo shpërtheu. Unë nuk jam si të gjitha vajzat – nuk jam myslimane, as e bardhë, kam lindur dhe jam rritur si katolike – një makth për mamin e tij.  

Më kujtohet ndjenja e fajtorit kur më tregoi reagimin e saj. Unë, madje, u përpoqa t’i jepja fund lidhjes me të pak muaj më vonë, sepse mendova se dallimet mes nesh do të ishin mjaft të mëdha. Po ashtu, edhe një arsye tjetër për të tentuar ndarjen ishte edhe fakti se e ëma i kishte thënë që unë nuk mund të martohesha me të, sepse ai kishte kryer një operacion, pas të cilit nuk mund ta ngiste makinën (unë do ta gjeja patjetër një rrugëzgjidhje edhe për këtë)

Duke folur për atë ndërhyrje, ajo ishte lutur mbi shtratin e spitalit, sepse mendonte se ai po shkonte në Ferr. Në Ferr, për shkakun tim! Kjo ishte shumë për mua, ndaj mendova se më e mira për ne ishte të jetonin veç. Por i dashuri, më në fund, më foli hapur. Ai më tha se e ëma nuk mund të bënte asgjë për ndjenjën që ai kishte për mua. Kjo pjesa e fundit, ndoshta ishte ajo që më shkatërroi. Unë e doja shumë dhe nuk mund ta lija të ikte aq kollaj.

Dhe e gjitha kjo përfundoi me një zgjedhje të rëndësishme: mua. Rezultati është ftohje nga e ëma dhe kjo, kuptohet. Ne udhëtojmë nga njëri vend në tjetrin edhe për shkak të punës që kemi në Bregun Perëndimor. Kur fluturojmë për në shtëpi, i dashuri im dhe e ëma mezi flasin me njëri-tjetrin. Arsyeja e vetme që ai do të qëndrojë në të njëjtin vend ku jeton edhe ajo është sepse është mjaft i lidhur me të motrën. Nuk mund ta imagjinoni se sa vështirë është të jetosh në atë familje.

Lajmi i mirë është që prindërit e mi janë shumë tolerantë dhe ata e kanë miratuar me gjithë zemër lidhjen tonë. Në shtëpinë time, ai është gjithmonë i mirëpritur dhe sa herë jemi në qytetin e tyre, ai i takon familjarët e mi. Është e pamundur të mos e duash të dashurin tim, ndaj edhe ndihem keq për nënën e tij. Ajo tashmë e ka humbur.

Në përgjithësi, unë përpiqem ta mirëkuptoj. Unë e kam pranuar mënyrën se si është ajo dhe e di shumë mirë që besimi i saj është i paprekshëm. Por ashtu siç ka ajo vlerat e veta fetare, kam edhe unë të miat.

Sinqerisht, mund të kishte shkuar edhe më keq. Ajo mund të kishte qenë një prej atyre “batsh*t crazy”, nënë posesive që nuk mund t’i mbante duart jashtë jetës sonë. Krejt e kundërta. Ajo e lë djalin të bëjë jetën e tij si një tullumbace në qiell të hapur, pa re. Derisa një ditë, mund të dojë të shkojë pas saj, por e ka kuptuar që e ka lënë të shkojë... dhe është tepër vonë.