A ka një kohë të duhur për të rënë në dashuri? Për disa njerëz, Kupidi goditi shumë herët duke shkaktuar pendesë për gjëra që nuk i kanë bërë para se të martoheshin. Më poshtë përmblodhëm disa prej rrëfimeve më interesante në Whisper.

“Do të doja të kisha bërë një fëmijë para se të martohesha. Bashkëshorti im është shumë i mirë, por ai ka 4 fëmijë dhe e ka mbyllur me rritjen e tyre. Sakrifikova të qenit një nënë për të, por do të doja të kisha pasur fëmijë para martesës.”

“Do të doja të kisha humbur më shumë kilogramë para se të martohesha. Shikoj fotot e dasmës dhe dua të qaj për trupin tim.”

“Do të doja vetëm të kisha mbyllur diplomën para se të martohesha. Ndihem sikur kam ngecur me burrin tim, edhe pse nuk shkojmë. E gjitha sepse nuk kam përmbushur shkollën.”

“Pendohem që nuk kam kuptuar sa serioze është sëmundja mendore e burrit tim dhe tani kam ngecur. Jemi bashkë prej 20 vitesh... jo domosdoshmërisht sepse dua të jem me të, por sepse ai s’ka askënd që do të jetë me të.”

“Do të doja ta kisha treguar publikisht që isha biseksuale që para martesës. Ndjej që shumë njerëz më shohin ndryshe tani që jam e martuar me një burrë dhe jam treguar e hapur për biseksualitetin tim.”

“Do të doja ta kisha njohur më mirë familjen e burrit tim para martesës. Ata janë shumë të padurueshëm dhe s’jam e sigurt nëse do isha martuar me të po t’i kisha njohur që atëherë.”

“Do të doja të mos kisha pritur martesën për të bërë seks. Ndjej se i mbaj inat tim shoqi për këtë gjë, edhe pse e di që nuk është aspak faji i tij.”

“Pendohem që nuk e njoha tim shoq më mirë para se të martohesha. Mendoj se do ta kishte bërë martesën tonë shumë më të thjeshtë, sepse ka qenë një sfidë e vërtetë.”

“Do të doja të kisha udhëtuar më shumë dhe të kisha patur një lidhje homoseksuale para martesës. Shpesh ëndërroj të kthehem pas dhe t’i bëj të dyja këto gjëra para se të takoj tim shoq.”

“Do të doja të kisha bërë një marrëveshje paramartesore. Frikësohem se një ditë do të ndahemi dhe ajo do të marrë gjithçka që kam arritur me punë.”

“Pendohem që nuk kam pritur më gjatë për t’u martuar. U nxitova! Të gjithë thonë: ‘Sa bukur, dashuri gjimnazi’. Por ndoshta ky ka qenë gabimi më i madh i jetës sime.”

“Do të doja të kisha dashur veten në fillim. Kjo gjë i bëri gjërat shumë të vështira në martesën time, sepse vërtet besoja se nuk më donte askush.”