Njerëzit nuk festojnë me torta vetëm ditëlindje dhe dasma, por edhe divorce. Divorci ekziston për një arsye dhe për disa gra është një hap i madh para. Kështu që pse të mos festohet me një tortë?
Po! Tortat e divorcit ekzistojnë dhe po bëjnë namin në Instagram. Madje, disa njerëz e kanë shfrenuar fantazinë duke krijuar disa nga më të bukurat që kemi parë.
Tani që e dini që tortat e divorcit ekzistojnë, është koha t’u hidhni një sy këtyre tortave që janë ndryshe nga çdo lloj tjetër që keni parë. Këto 15 torta do t’ju bëjnë të qeshni, të mbeteni pa fjalë ose mbase t’ju kapë nepsi për një copë.
Pasi Khloe Kardashian u nda nga bashkëshorti i parë, Lamar Odom, familja e saj i bëri këtë tortë në formë patente, ku tek adresa shkruhej: Rruga e lirisë.
View this post on Instagram
Kjo tortë me limona është frymëzuar nga shprehja “Kur jeta të jep limona, bëj limonatë”. Një shprehje shumë domethënëse në raste divorci. Gjithashtu sipër shkruhej “Djalosh mirë u pafshim”.
Kjo tortë me Barbie-n që po gropos Ken-in s’është aspak ide e keqe.
Problemi u zgjidh! Një super ide për të treguar që e ke nxjerrë ish-in nga jeta jote.
Kjo tortë e tregon qartë që çdo gjë ka marrë fund dhe se tani është koha për festë.
“Hidhi poshtë mbeturinat” – mund ta tregosh më bukur se kaq ndjesinë që të jep divorci?!
Një kazan plehrash që mban brenda fustanin e nusërisë dhe një shkrim “E sapodivorcuar” – super ide!
Për ata që adhurojnë pijen (Hennessy-n) pse jo edhe çkollatën, kjo është torta ideale.
“Divorci qoftë me ty” – fansat e Star Wars nuk do t’i rezistonin kësaj torte.
Jeta Gruaja vazhdon! Gruaja që mban letrat e divorcit mund të jetë opsionale, por mendojmë se është qershia mbi tortë.
Në pamje të parë mund t’ju duket si tortë fejese, por me siguri nuk keni vënë re shënimin “shitet” tek unaza. Gjithashtu një shënim mbështetës nga miqtë: Ec para dhe shkëlqe!
Pas divorcit, ajo mban shtëpinë, makinën, qenin dhe gjithçka tjetër që do.
Tjetri!
Një tortë me shprehje frymëzuese për divorcin është një ide shumë e mirë.
“Është një agim i ri, është një ditë e re, është një jetë e re për mua...” ose çdo shprehje tjetër këngësh që ju përshtatet me rastin. Ah mos harroni edhe në këtë rast unazën që e keni nxjerrë në shitje.