Kur blen online ka gjithmonë një rrezik që produkti që ke porositur nuk do të jetë ashtu si mendon. Por disa blerje dalin aq shumë jashtë pritshmërive saqë s’di ç'të bësh, të qeshësh apo të qash.

Njerëz nga e gjithë bota ndajnë shpesh foto të “zhgënjimeve” të tyre. Këto foto me siguri do t’ju bëjnë të mendoheni dy herë para se të porosisni diçka online.

Një grua mendoi se porositi Airpods, por në fakt i erdhën dy koka plastike dushi.

Motra ia porositi tortën e fejesës online, por zhgënjimi ishte shumë i madh.

Përfundimisht nuk duhet të porosisni kurrë veneers online.

Ky fustan i blerë në internet mund t’i bënte vetëm qenushes. Të paktën nuk shkoi dëm!

Një vajzë porositi një krevat për macen e saj, por macja mund të fuste vetëm kokën aty.

Kjo dërrasë prerjeje është shumë ndryshe nga ajo që shfaqet online.

Edhe fustani i dasmës hyn te blerjet që s’duhet të bëhen kurrë online.

Gjejeni çfarë s'shkon me këto kufje?

Pothuajse njësoj... pothuajse!

Të paktën ky kapuç do ta mbajë ngrohtë.

Kur në përshkrim nuk specifikohet që karrigia është për kukullat.

Kur porosit letra të lagura në internet, por sërish të vijnë në përmasa kukullash.