Përshtatur nga Messaggero

Shqipëria – një kanal i ri interesant për marketimin e verës friulane. Në një moment si ky, kur “rimëkëmbja” post Covid është e nevojshme të vijë sa më shpejt, komunikimi bëhet thelbësor. Sot, kantinat po gjenden në vështirësi të mëdha dhe për këtë arsye është e domosdoshme të hapin sa më parë korridorë të rinj shitjeje, sidomos jashtë vendit.

Këto ditë, përfaqësues të Alehandro Group, importuesi kryesor i verës në Shqipëri, janë për vizitë në Friuli. Kjo vizitë po merr një rëndësi strategjike, mbi të gjitha për volumin e verës në shishe, prodhuar në vreshtat e zonave të ndryshme, që do të eksportohet në muajt e ardhshëm në tregun shqiptar.

Vera italiane zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e këtij vendi, falë punës së vazhdueshme të një zonje shqiptare që ka ditur të transmetojë një stil të vërtetë Italian. Kjo, jo vetëm në mënyrën e përzgjedhjes së një vere cilësore, por edhe komunikimin e një stili jetese italian. Zonja Lola ka themeluar në 2001-shin Alehandro Group – të specializuar në importin e verërave italiane dhe franceze. Sot zotëron 80% të tregut të brendshëm enologjik të Shqipërisë.

Lola e Alehandro Group
Fotoja: Class Photography

Emra prestigjioz janë prezantuar në katalogun e Alehandro-s, nga Champagne di Luois Roederer deri te Bellini, Castello Banfi, l’Ornellaia, Allegrini, Villa Sandi, Monterossa, Ferrari, Ceretto, Castello del Terricoe e shumë marka të tjera të njohura, ku mund të përmenden edhe italianet Jermann, Gravner Marco Felluga, Venica, Specogna etj.

Alehandro Group s’mund të rrinte larg Friuli Venezia Giulia-s dhe për këtë arsye, falë edhe bashkëpunimit teknik-komercial me presidentin Rodolfo Rizzi, prej shumë vitesh është prezent për të përzgjedhur më të mirën e enologjisë vendase për ta shpërndarë më pas në Shqipëri.

Lola e Alehandro Group
Fotoja: Class Photography

Lexo edhe:

Lola, gruaja e fortë që zotëron biznesin e verërave dhe pijeve në Shqipëri