Frika ka lëvizur drejt Vlorës këtë herë. Një lëkundje tërmeti është ndier mbrëmjen e sotme në detin Adriatik, me një thellësi vetëm 2 km. Mësohet nga të dhënat paraprake se tërmeti është regjistruar me magnitudë 3.4 të shkallës rihter.

Nga të dhënat e tjera të muajve të fundit, epiqendra e lëvizjeve të tokës ishte përqëndruar pranë detit Adriatik, ndërsa këtë here, ajo është zhvendosur në det duke iu afruar më tepër jugut të vendit.

Tërmeti është regjistruar rreth 7 km larg Vlorës me një thellësi prej 2 km.