Dr. Dre dhe gruaja e tij raportohet se janë divorcuar pas 24 viteve martesë.

Është raportuar se Nicole Young ka bërë kërkesë për divorc nga burri i saj, duke përmendur ndryshime të padurueshme.

"TMZ" raporton se dokumentet u paraqitën sot në gjykatë.

Dr Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young, 55 vjeç, u martua me Nicole, 50 vjeç, në 1996.

Ata kanë dy fëmijë të rritur, djalin Truice, 23 vjeç dhe vajzën Truly 19 vjeç, që do të thotë se mbështetja e fëmijëve nuk do të jetë problem.

Sipas Forbes, vlera neto e Dr. Dre arrin rreth 800 milion dollarë.

Një pjesë e pasurisë së tij vjen nga themelimi i markës “Beats Electronics”.

Reperi është gjithashtu themeluesi dhe CEO i “Aftermath Entertainment” dhe më parë ka qenë bashkëpronar i “Death Row Records”.

Nicole, e cila punon si avokate, ishte martuar më parë me lojtarin e NBA, Sedale Threatt.

Nicole dhe Dr. Dre u shfaqën bashkë për herë të fundit në shkurt, kur morën pjesë në një shfaqje të modës “Tom Ford” me vajzën e tyre.

Dr. Dre është baba i gjashtë fëmijëve, nga pesë gra të ndryshme.

Ai ishte vetëm 16 vjeç kur takoi të dashurën e atëhershme Cassandra Joy Green dhe lindi me të fëmijën e parë, një djalë të quajtur Curtis, të cilin e ka takuar 20 vjet më vonë.

Djali i Dre, Andre Young Jr vdiq tragjikisht në vitin 2008 në moshën 20-vjeçare.

Dre është edhe baba i Marcel, djalit që ka me këngëtaren Michel'le.

Ai gjithashtu ka një vajzë të quajtur La Tanya.