Johnny Depp po shkel urdhrin e gjykatës duke refuzuar zbulimin e mesazheve, të cilat vërtetojnë se ai po përpiqej të merrte drogë, sipas avokatëve të “The Sun”, përpara gjyqit për shpifje kundër gazetës.

Aktori 57-vjeçar ka hedhur në gjyq gazetat e “News Group” (NGN) mbi një artikull të botuar nga “The Sun” në prill 2018, ku e quanin 'rrahës gruaje'. Gazeta pretendonte se Depp ishte i dhunshëm dhe abuziv gjatë martesës me Amber Heard, pretendime të cilat ai i ka mohuar rreptësisht.

Në një seancë paraprake javën e kaluar, avokatët e “The Sun” paraqitën 'tekstet e drogës në Australi'- mesazhe midis Depp dhe ndihmësit të tij Nathan Holmes, ku Depp kishte provuar të blinte ‘MD MDMA’ dhe narkotikë të tjerë gjatë pushimeve në Australi me Amber Heard në vitin 2018.

Gjykatësi tha se këto mesazhe ishin të pafavorshme për Depp.

Sidoqoftë, gjykatësi mori parasysh kërkesën e ekipit të avokatëve të Z. Depp për "lehtësim nga sanksionet", e cila, nëse do të jetë e suksesshme, do të bëjë që gjyqi të vazhdojë pavarësisht shkeljes së aktorit.