Një stiliste flokësh me eksperiencë 24-vjeçare ka treguar disa këshilla për të zgjedhur modelin perfekt të flokëve që ju përshtatet. Jurgita Malakauskaitė nga Lituania u bë stiliste flokësh që në moshën 16-vjeçare dhe ka ditur gjithmonë t’u sugjerojë klienteve çfarë ju shkon më shumë.

Duke ndarë disa foto transformimesh të klienteve, ajo ka treguar se merr parasysh jo vetëm fytyrën e njerëzve, por edhe tiparet e tyre natyrale dhe teksturën e flokëve.

Jurgita thotë që të gjesh prerjen perfekte për një kliente është një shkencë ekzakte, të cilën ajo e ka perfeksionuar në 24 vite karrierë. Ajo merr në konsideratë flokët dhe ngjyrën e syve, ngjyrën e lëkurës, formën e nofullës dhe formën e trupit të klientes.

Stilistja thotë se i pëlqen të ndihmojë klientet e saj të fitojnë besim në pamjen e tyre dhe u kujton atyre që duhet të duan veten dhe të kujdesen për flokët e tyre sa më shumë.

Fotot e tregojnë qartë ndyshimin drastik që sjell ndryshimi i modelit të flokëve.

Nëse pasi të shihni këto transformime ju lind dëshira për të eksperimentuar me pamjen tuaj, mund të lini një takim në Class Hair & Make Up në nr e cel: +335 69 60 95 693 për t’u konsultuar me profesionistet se çfarë ju shkon dhe cilat janë trendet e fundit të flokëve.