Muaji korrik do të jetë një muaj i nxehtë. Duke nisur që nga dita e parë e muajit, termometri do të prekë vlera të larta që do të shkojnë deri në 38 gradë.
Gjatë korrikut, i gjithë vendi goditet nga i nxehti saharian. 10-ditëshi i parë i korrikut do të përfshihet nga vala e të nxehtit saharian që do të shkaktojë temperatura mbi 38 gradë celcius.
“Duke nisur nga dita e mërkurë dhe fillimi i muajit korrik, deri javën e parë pritet të jetë vala e parë e të nxehtit nga Saharaja, i cili do përfshijë territorin e Shqipërisë. Temperaturat në zonat malore do arrijnë deri në 35 gradë, ndërsa bregdeti dhe zonat qendrore do i kalojë 38 gradët“,- parashikojnë meteorologët.