Harrojeni vapën për pak minuta! Një recetë e thjeshtë, që do ju japë një shije fantastike në pak kohë! Ju bëftë mirë!
Përbërësit:
6 të verdha veze
3 e ½ lugë gjelle mjaltë
150 g mjedër
100 g fistikë
250 ml pana për ëmbëlsira
2 lugë gjelle shurup trëndafili
Përgatitja:
Në një tas të madh rrahim të verdhat e vezëve me mjaltin për rreth 10 min, deri sa masa të jetë kthyer në shkumë të verdhë të bukur. Në tasin tjetër rrahim panën e ëmbëlsirave deri sa të forcohet (kur e kthen tastin nuk derdhet). Panën e kalojmë gradualisht tek të verdhat e vezëve duke përzier me spatul nga lart poshtë. Shtojmë dhe dy lugët e shurupit të trëndafilit për një aromë të veçantë. Thërrmojmë fistikët dhe hedhim mjedrat në masën e krijuar e më pas i kalojmë në një enë/formë ku kemi shtruar një letër celefoni më parë. E fusim në ngrirje për të paktën tre orë dhe më pas e shërbejmë. Ne e shoqëruam me shurup trëndafili!