Virusi i ri G4 EA H1N1 po përhapet edhe te njerëzit në Kinë

Një virus i ri i gripit të derrit po përhapet te punëtorët e fermave të derrave në Kinë. Ndërsa një studim i fundit paralajmëron se virusi i ri i derrit duhet të vendoset urgjentisht nën kontroll për të shmangur një tjetër pandemi.
H1N1 ka një transmetueshmëri të lartë dhe fillimisht u përhap në vitin 2009, duke vrarë rreth 285 mijë njerëz.
Ndërsa virusi i ri, i njohur si G4 EA H1N1, ka qenë i pranishëm në fermat e Kinës që prej vitit 2016 dhe përhapet në rrugët e frymëmarrjes. Deri më tani, te njerëzit e infektuar nuk ka shkaktuar sëmundje, por ekspertët frikësohen se kjo gjë mund të ndryshojë papritur.
Studimi i publikuar online në gazetën Proceedings of the National Academy of Sciences u bazua në mbikëqyrjet e kryera në 10 provinca të Kinës, nga viti 2011 deri në 2018-ën. Në 3 vitet e fundit studiuesit mblodhën 338 provëza gjaku nga punëtorët e 15 fermave të derrave dhe 230 nga banorët e shtëpive pranë.

Nga studimi rezultoi se 10.4% e punëtorëve dhe 4.4% e të tjerëve rezultuan pozitivë me antitrupa të G4 EA H1N1 dhe pjesa më e madhe ishin mes moshave 18-35.
Sipas Ian H. Brown, kryetarit të departamentit të virologjisë në "Britain’s Animal and Plant Health Agency", parashikimi i rrezikut nuk është një shkencë ekzakte, por do të ishte e këshillueshme një vëmendje më e madhe ndaj virusit.
Burimi: The New York Post



