Avantazhet e të pasurit një bashkëshort pune (një marrëdhënie e fortë midis dy kolegëve platonikë, zakonisht të gjinisë së kundërt, e cila përfshin një lidhje të ngjashme me atë të një çifti të martuar) janë të mëdha. Ata ju ndihmojnë, sigurojnë mbështetje morale dhe jua bëjnë jetën shumë më të lehtë.

1. Bashkëshorti që punon i kupton emocionet tuaja, sepse mund të përjetojë të njëjtat gjëra dhe emocione si ju.

2. Partneri largon stresin nga jeta juaj në punë.

Ata shtojnë më shumë argëtim dhe gëzim në një ditë në punë. Edhe një masazh spontan tek shpatullat mund të ndriçojë një ditë të vështirë dhe t'ju japë forcë për të vazhduar para.

3. Marrëdhënia ju jep një çlirim emocional në vendin e punës.

Kurdo që të keni nevojë të qani për një dështim ose të ankoheni për ndonjë situatë të trishtë që ju ka ndodhur vetëm disa minuta më parë, bashkëshorti që është në marrëdhënie pune, është gjithmonë aty për ju. Mund të diskutoni çdo gjë së bashku.

4. Ndajnë të njëjtat pikëpamje dhe vlera me ju.

Kjo lidhet me pikëpamjet mbi procesin e punës, ambiciet dhe strategjitë që mund të planifikoni së bashku. Gjithmonë duhet të jeni në gjendje të diskutoni madje edhe për idetë më të çmendura me bashkëshortin, pa pasur frikë se do të kritikoheni apo keqkuptoheni.

5. Ato ju ndihmojnë të arrini qëllime të reja dhe të përmirësoni performancën tuaj në punë.

Ata mund t’ju motivojnë të bëni më të mirën kur rreziku është i lartë dhe stresi është tepër i madh. Ata nuk xhelozojnë nëse ju ngjiteni lart në karrierë. Ndryshe nga të gjithë kolegët e tjerë, ata nuk po konkurojnë me ju. Ata madje janë të gatshëm t'ju frymëzojnë dhe trajnojnë.

6. Si për mirë, ashtu edhe për keq, ata janë në çdo festë të kompanisë.

Ndjenja e sikletshme në një festë të organiuar nga kompania nuk është më problem. Nëse nuk jeni një person shumë i shoqërueshëm dhe nuk dëshironi të dikutoni me të pranishmit në festë, mund të qëndroni me bashkëshortin tuaj. Nuk është më problem kur bëhet fjalë se kush do t'ju sjellë në shtëpi ose me kë do të paraqiteni në festë.

7. Bashkëshortët e punës mund të shpëtojnë njëri-tjetrin nga krizat në punë.

Herët a vonë, çdo punonjës që ka një punë stresuese, ose një punë me nivele të larta përgjegjësie, kalon përmes një krize, duke u demotivuar dhe mërzitur plotësisht punnjësin. Disa janë të irrituar, sepse karriera e tyre nuk po shkon ashtu si donin dhe burri ose gruaja e punës mund të bëhen me të vërtetë një varkë shpëtimi në një oqean ku çdokush mund të mbytet.

Ata do t’ju dëgjojnë dhe do t'ju ndihmojë të merrni frymë thellë dhe t'i shikoni gjërat me një sy të freskët. Për më tepër, ata do ta kuptojnë kur diçka nuk shkon me ju, sepse tashmë jua njohin të gjitha huqet.

8. Bashkëshorti juaj i vërtetë nuk ka pse të dëgjojë më "thashethemet" e punës.

Meqenëse çdo gjë në lidhje me punën e diskutoni me partnerin e punës, bashkëshorti juaj i vërtetë mund të marrë frymë lehtësisht. Nuk ka nevojë që të dëgjojnë thashethemet e punës, për njerëzit që vështirë se i njohin, pasi tashmë i keni ndarë të gjitha këto mendime me bashkëshortin e punës, i cili është i përfshirë në mjedisin ku punoni.