Ka ardhur më në fund një version zyrtar nga ana e institucioneve për shkakun real të vdekjes së Zhaneta dhe Anisa Josifit, që u gjetën mbrëmjen e djeshme pa shenja jete në banesën e tyre në Kombinat në Tiranë.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Zhaneta dhe Anisa nuk janë ushqyer për një kohë të gjatë, pra një formë agjërimi e zgjatur në kohë që ka çuar më pas në humbjen e jetëve, fillimisht vajza, më pas nëna.
Policia gjeti në apartamentin e tyre në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, vajzën Anisa të vdekur prej kohësh, të dekompozuar dhe të lyer me vaj e uthull nga nëna e saj dhe motra; trupin e mamasë Zhanetës të vdekur dhe Blertën në gjendje kritike për jetën.
Të trija kishin kohë të paushqyera. Dyshimet janë të forta se ato ishin ndjekëse të një besimi fetar, pasi në apartamentin e tyre është gjetur material propagandistik fetar.