Sfida e re e rrjetit, për kauzën e të gjithë botës. VIP-at bëhen bashkë kundër Covid-19
E Premte 3 Korrik 2020
Duke filluar që nga Jennifer Aniston, Tracee Ellis Ross, Kerry Washington, por edhe shumë personazhe të tjerë janë bërë bashkë për një kauzë sociale, e cila u referohet maskave të COVID-19.
Në një kohë kur numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit vazhdon të rritet pas fazave të rihapjes dhe masave lehtësuese në shumë vende të botës, shumë personazhe të njohur po përpiqen të sensibilizojnë dhe të rritin vetëdijen për rëndësinë e mbajtjes së maskës për të ndaluar përhapjen.
Jennifer Aniston, Tracee Ellis Ross, Kerry Washington dhe shumë të tjerë kanë marrë përsipër sfidën #WearADamnMask.
Kështu quhet fushata e re në mediat sociale, e cila ka nisur nga emrat e njohur në të gjithë botën. #WearADamnMask" u nis nga stilisti Tory Burch, por po bëhet virale orët e fundit. Kjo sfidë po përpiqet t’u kujtojë të gjithëve rëndësinë e mbajtjes së maskës gjatë daljes në publik, me qëllim ndalimin e përhapjes së infeksioneve të COVID-19.
Ndërsa shumë prej vendeve kanë bërë presion për rihapjen e pandemisë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve, shumë vende të tjera vazhdojnë të mbajnë nën kontroll situatën e pandemisë. Baret në Teksas dhe Kaliforni u urdhëruan të mbyllen përsëri, ndërsa plazhet në Florida gjithashtu u kufizuan në disa hapësira për publikun.
"Jam i sigurt që të gjithë po shihni atë që po shoh, nivelet e COVID-19 në SHBA po rriten frikshëm",- shkroi Burch në Instagram. "Një gjë që e di me siguri është se ka një mënyrë shumë të lehtë që secili nga ne mund të ndihmojë, është #WearaDamnMask sa herë që jemi në publik…"