Fustanet e bardhë janë pa dyshim “shpëtimi ynë” në verë.
Rrobat e bardha duhet të jenë të pandashme në stinën e nxehtë – si në përditshmëri ashtu edhe në pushime. Nga detajet e dantellave, tek veshjet thuajse transparente, e deri te pantallonat e shkurtra dhe këmishat kaftan, rrobat e bardha të bëjnë të ndihesh freskët në çdo orë të ditës, pavarësisht temperaturave.
Një avantazh më shumë rreth rrobave të bardha është se na lejojnë të luajmë me ngjyrat e veshjeve të tjera dhe aksesorëve, duke na mundësuar të bëjmë kombinime interesante.
Një fustan të lehtë të bardhë si ky i Zara-s mund ta vishni për një aperitiv në perëndimin e diellit ose për një mbrëmje verore relaksi dhe argëtimi.
Edhe një i tillë nga Mango është perfekt për ditët e nxehta të verës. Në darkë mjafton t’i shtoni një palë taka dhe ja një pamje e transformuar.
Ja dhe një tjetër model që të bën të ndihesh paksa fëmijënore.
Një fustan-këmishë s’mund t’i mungojë kurrsesi koleksionit tuaj veror.
Detajet e dantellës gjithashtu...