Petrit Bylykbashi, ish-banor i Big Brother 4, është prekur për herë të dytë nga koronavirusi. Pak javë më parë, ai rezultoi negativ në testin e kryer pas infektimit për herë të parë, por fatkeqësisht, virusi i është rikthyer. Lajmin, këtë herë e ka bërë publik vetë Petriti në një postim në faqen e tij. Siç shkruan ai, ka pasur kontakte me njerëz të infektuar, por nuk është treguar i kujdesshëm, sepse nuk mendoi se mund të infektohej sërish. Ai tregon se tani koronavirusi është shumë më agresiv.

"Ky virus i çuditshëm!

Mbas 4 ditëve të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/përcjellje të gjendjes disaorëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin, vendosëm që unë me u ritestu për Covid-19. Fatkeqësisht, rezultova pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri. Virusi m’u kthyë afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv. Po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri. Të jem real, duke qenë i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam ruajtur as për njeë moment të vetëm dhe kontakte me njerëz të infekuar kam pasur në shumë raste. Herën e parë, fatmirësisht, nuk është infektuar askush nga unë, po uroj që kjo e njëjta më ndodh edhe këtë herë. Unë prapë nga sot jam i vetizoluar për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Kujdesuni për veten, virusi po kthehet"