Pas ultimatumeve që kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj i bëri pak ditë më parë në një dalje publike shoqatës së transportit këtu në vend, ka ardhur së fundmi edhe vendimi i tyre.

Është dakordësuar mes palëve, që transporti publik të rinis këtë të hënë, por me kushte dhe rregulla shumë strikte që këtë herë i adresohen pasagjerëve, jo fatorinove apo shoferëve të autobuzëve. Maska është e detyrueshme për çdo pasagjarë dhe pjesëtar të stafit! Madje në marrëveshjen e arritur, përgjegjësia është personale dhe çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur me maskë dhe të ruaj distancën fizike, në të kundërt do të gjobitet. Në protokollin e sigurisë në transportin qytetas dhe rrethqytetas ka ndryshuar edhe pika ku thuhet se operatorët e transportit nuk janë më përgjegjës për mosrespektimin e masave anticovid nga ana e pasagjerëve apo dhe nga ana e stafit, por përgjegjësia është personale.

"Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente", njofton bashkia.