Covid-19 ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë duke e vënë edhe një herë tjetër në rrezik. Këtë herë, virusi preku familjen e Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Siç është mësuar nga mediat amerikane, një anëtar i stafit të fushatës elektorale të Donald Trump dhe e dashura e djalit të tij (Donald Trump Junior), Kimberly Guilfoyle, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pas testimit.

Gjithçka u mësua para se Trump të mbante fjalimin për Ditën e Pavarësisë në malin Rushmore.

Siç raportohet nga mediat, djali i Trump, Trump Junior, ka rezultuar negativ. Lajmi u publikua në ditën kur 7 shtete të Amerikës shënuan një numër rekord rastesh të reja.

Alabama, Alaska, Idaho, Mississippi, North Carolina, South Carolina dhe Tennessee shënuan një shifër të re rekord rastesh pozitive në një ditë të vetme, 53.483 raste të reja të infektuar në SHBA.